Ibrahimovic 'projekton' tërheqjen: Njerëzit rreth meje të jenë të sinqertë, nuk kam vuajtur asnjëherë më shumë se tani

Ibrahimovic 'projekton' tërheqjen: Njerëzit rreth meje të jenë të sinqertë, nuk kam vuajtur asnjëherë më shumë se tani

Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka folur për CNN duke treguar se për gjashtë muajt e fundit ka vuajtur shumë për shkak të dëmtimit në gju. 41 vjeçari i Milan ka thënë se do provojë të luajë për sa kohë ndihet mirë, teksa gjashtë muajt e fundit kanë qenë një "ferr" për të. Duket se Zlatan do provojë edhe njëherë të zbresë në fushë, për të parë nesë fiziku ia lejon.

"Dua të jem mirë fizikisht dhe për sa kohë të jem në atë nivel, do të vazhdoj të luaj për të parë deri ku mund të shkoj. Për sa kohë që mund të prodhoj rezultate, unë do të vazhdoj të luaj. Ditën kur të mos jem më në gjendje, dua që njerëzit rreth meje të jenë të sinqertë dhe të thonë se nuk jam mirë dhe pastaj do të jem realist me veten. Mendoj se në rastin tim e kam këtë shtysë, dua të përmirësohem çdo ditë. Kam mendesinë që nesë nuk punoj mjaftueshëm nuk ndihem mirë. Mendoj se kjo të çon larg, të çon në nje nivel ku sfidon trupin sepse ka të bëjë me sfidimin e vetes.

Dëmtimi në gju? Kam zbrazur ujin nga gjuri një herë në javë për gjashtë muaj. Ilaçe kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj. Mezi kam fjetur për gjashtë muaj nga dhimbjet. Asnjëherë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës", tha Ibra.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'