/ATSH/. - Zlatan Ibrahimovic nuk do të largohet nga Paris Saint Germain. Sulmuesi suedez ka mohuar raportimet e mediave se do të transferohet te Roma.
"Unë nuk do të rikthehem në Seria A. Ka pasur lajme rreth kësaj, por nuk ka asgjë të vertete. Unë jam mirë në Paris dhe kam edhe një vit kontratë me skuadrën e PSG", ka deklaruar ai.
"Pasi të përfundoj kontrata ime do ta shohim se çfarë do ndodhë, por e përsëris se ndjehem i lumtur te PSG dhe se dikush tjetër e ka shpikur atë lajm", shtoi ish- sulmuesi i Interit, Milanit dhe Barcelonës.
/Shqiptarja.com