Idajet Beqiri tha se ka vjedhur floririn e Krrabës, Meta i nxjerr në sulm Cakën: Avokati ka qenë i dënuar për falsifikim dosjesh

Idajet Beqiri tha se ka vjedhur floririn e Krrabës, Meta i nxjerr në sulm Cakën: Avokati ka qenë i dënuar për falsifikim dosjesh

Ilir Meta dhe Idajet Beqiri

Pasi avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të forta se ka prova të pakontestueshme që floriri i Krrabës është vjedhur nga Ilir Meta, ky i fundit ka reaguar përmes Silva Cakës. Ajo ka publikuar dokumentin ku rezulton se Beqiri, kur mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Krujës ka falsifikuar dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me garancinë procedurale për dhënien e drejtësisë.

Këtë vepër e ka kryer në bashkëpunim me dy sekretarët e seancave gjyqësore, Merita Kaloshi dhe Bashkim Malaj. Për krimin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, rezulton se Gjykata e dënoi Beqirin me 4 muaj heqje lirie.

Në dokumentin e publikuar nga Silva Caka thuhet se Gjykata e Lartë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në një vendim që i përket datës 14.7.1986 vëren se Idajet Beqiri, gjatë periudhës prill 1980-1986 ka qenë ne detyrë kryetar i gjykatës së rrethit të Krujës. Ai ka falsifikuar procesverbalet e seancës gjyqësore me thëniet e dëshmitarëve.

“Në punë është karakterizuar nga ndjenja e mendjemadhësisë dhe egoizmit, nga tendenca për t’u dukur me arritje më të mira se të tjerët, nga puna për bujë, gjë që e çoi deri në falsifikimin e dy procesverbaleve të seancave gjyqësore”, thuhet në dokument.

E para lidhet me një procesverbal për njohjen e viteve të shërbimit në degën ushtarake të Fushë-Krujës për Ram Durmën. Për të mos shtyrë seancën, Beqiri, i cili nuk kishte biseduar me dëshmitares por i tha të shënonte në procesverbal sikur u paraqitën dhe kishte biseduar me ta.

“Në procesverbalin e seancës gjyqësore u shënuan fakte që i pandehuri Idajet mbante mend nga një bisedë që kishte bërë me dëshmitarin Muharrem Sefaj dhe me Sabah Meca për punën e kërkuesit Ram Durma në degën ushtarake”, thuhet në dokument.

Një tjetër çështje lidhet me procesverbalin e seancën gjyqësore të zhvilluar më 19.12.1985 në qytetin e Laçit për Martine Vlashin, të cilës iu njoh vjetërsia në punë. Në përfundim të gjyqit, Beqiri i tha sekretarit që të mos mbyllte procesverbalin dhe kur u kthyen në Krujë i kërkoi që të shtonte sikur ishte pyetur edhe dëshmitarja Mrike Marku.

“As ishte pyetur, as ishte thirrur në gjyq. Në procesverbal është shënuar se gjoja u paraqit dëshmitarja dhe deklaroi se në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit në Lac nuk dispononte dokumente të vjetërsisë në punë”, thuhet në dokument. Por Idajet Beqiri ka bërë këto veprime për të mos shtyrë seancën gjyqësore.

Para disa ditësh avokati Idajet Beqiri, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta si edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“SPAK nuk ka pse pret kallëzim penal. Për Ilir Metën sepse për të ka prova të pakontestueshme që ka grabitur floririn e Kërrabës dhe një nga dëshmitarët kryesor është Berisha. Ai e argumenton dhe thotë se ai e ka vjedhur arin e vendit”, tha Beqiri.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndreu: 08/09/2022 23:44

    Pra kur mafia politike targeton dike, dokumenta informative ku standarti i vertetesise eshte ne nivelin me te ulet te mundshem (thashethem) jane "prove e besueshme" ndersa vendimi i nje gjykate per falsifikim ndaj nje ish gjykatesi komunist te korruptuar konsiderohet si thashethem. Edhe nje i pamend e kupton idiotesine. Por ky nuk eshte rasti. Rasti eshte kapja e shtetit nga nje organizate e strukturuar kriminalo politike e perbere nga trashgimtare te mafies se kuqe shqiptare, nen drejtimin e nje trashgimtari te lig te byrose politike famkeqe.

    Përgjigju
  • Tironsi: 08/09/2022 22:27

    SHKELJE SHUMË TE RËNDA PASKA BO AVOKATI..... I PASKA NJOF NJONIT USHTRIN DHE I PASKA NJOFT TJETRIT VITET E PUNËS. DHE PËR KËTË KA BO NJI VIT BURG. KURSE TJETRI KA VJEDH FLORININ , O RGJISTRU ME ZË DHE FIGUR PËR KORUPSION PËR 700 MIJË €, AKUZOHET PËR DHËNIE URDHËRI VRASJE SIPAS DUMANIT... ( I CILI KALOI NË KOLAPS SPAK, SPAK DUHET TË SHKRIHET PËR ARSYE SE MBAN PENG DOSJE SI TË DUMANIT DHE INCERENATORËT) LIKE FLORINI U BO PRESIDENT... ORE DUA TË DIJË ÇFARË LLOJ DROGE MER SHTETASI I.M KUR DEL PARA NJERVZE SE PASQYR MDUKET SE SKA...

    Përgjigju
  • dada: 08/09/2022 13:13

    Kete Pune bente edhe spiuni Metaj ne ate kohe jeni ne origjine

    Përgjigju
  • Xhevad: 07/09/2022 14:45

    Mut njeri e mut tjetri, sbehet Ky vend me kshu kermash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë