Ideja e Ramës për konferencë ndërkombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti: Kemi pasur në të kaluarën, tani kemi një marrëveshje bazë

Ideja e Ramës për konferencë ndërkombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti: Kemi pasur në të kaluarën, tani kemi një marrëveshje bazë

Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar dje idenë e paraqitur nga kryeministri, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë dhe zbatimin e planit franko-gjerman.

Ai është shprehur skeptik për mbajtjen e një konference të tillë. Kurti tha se në vend të kësaj, thjesht do duhet bërë është zbatimi i marrëveshjes bazike në tërësi.

 “Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve dje gjatë ditës në Prizren.

Kryeministri Edi Rama kërkoi me ngulm që dy kumbarët, siç i quan ai Macron e Scholz të mbyllin në një konferencë Vuçiçin e Kurtin derisa të zbatojnë planin franko-gjerman. Rama u bëri thirrje dy liderëve të lënë pas lojën e politikës ‘Tomy-Jerry’ me të cilën nënkuptoi se është një lojë për egon personale dhe jo për atë kombëtare.

"Është e domosdoshme që Macon dhe Scholz të ndërhyjnë dhe me patjetër të shtyjnë zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë, që mbeti pa u firmosur por që palët thonë se janë dakordësuar... Dy liderët bashkë me këdo qoftë tjetër rreth tyre të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi."- tha Rama. 

Këtë propozim të Ramës për konferencë ndërkombëtare e mbështeti edhe BE.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 01/07/2023 12:54

    Kurti eshte i rene edhe me marreveshjen e Ohrit me njohjen defakto te Kosoves komune serbe jo vetem e asociacionit. Prandaj i intereson atij me shume se kujtdo formimi i asociacionit qofte edhe si ne Bosnje me emrin Metohi

    Përgjigju
  • Ethem MallaKASTRIOTI: 01/07/2023 10:09

    ALBIN KURTIKundërshton konferencësn që propozon E.Rama për disa arsye: 1.Pse propozimin e bën Edi Rama ARMIKU S.BERISHËS & i tij njëkohësisht..! 2.A.Kurti nuk do diktatin e SHBA+BE+E.RAMËS.. 3.A.Kurti do që ta shtyjë procesin në kalendar Greke,pasi Kisova sipas tij mbrohet prej 24 vitesh nga NATO dhe të vazhdoi akoma pasi ka frikë nga Sërbi.. 4.Kundërshtimi konferencës shkon përshtat të A.Vuçiçit që pretendon se nuk do e njohi Kosovën kurrë.. 5.A.Kurti nuk e do ASOSACIONIN ndonse ka rën dakort në OHËR..! 6.Nëse A.Kurti firmos marrveshjen sipas SHBA+BE A.Kurti duhet të japi dorheqjen menjëherë..! 7.Kundërshtimi që i bën A.Kurti ngujimit deri në firmën përfundimtare bëhet pas SAKSIONEVE QË I BËRI BE DJE-30.06.23. 8-Kjo tregon se A.Kurti nuk po merr vesh se çdo ndodh me të e Kosovën me sanksione.. 9.Është fatkeqsi që edhe në Kosovë nuk ka OPOZITË KONKURENTE ALTERNATIVË QEVERISËSE,Pasi të mënçmit jan në burg në Hagë padrejtësisht.. 10.Presidenti Amerikan Bill Klonton që vjen do.04.07.23 në Tiranë,Ai që bëri luftën..besoi do vendos paqen midis Kosovës dhe Sërbisë. • Kurtizmi & Vuçizmi e duan me dajak e jo llafe duke bërë ec e jak në Bruksel për të pirë kafe me vite..nën drejtimin e 2 përfaqësuesve të BE që nuk e njohin Kosovën..! Kjo është MARRZI. !

    Përgjigju
    • Alban: 01/07/2023 11:16

      Bravo

  • sevi: 01/07/2023 08:44

    Leri te hane koken se derra te trash jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja