Rama: Zero marrëdhënie me Serbinë nëse s'liron 3 policët e Kosovës! U kam dërguar letër të dytë Macron e Scholz, të zbatohet plani franko-gjerman

TIRANË- Shqipëria nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Serbinë derisa kjo e fundit të lirojë 3 policët e Kosovës të cilët po mbahen ‘peng’ nga shteti serb. Mesazhin e bëri të qartë kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, mesditën e sotme (23 qershor), i cili nënvizoi se marrëdhëniet kthehen në pikën 0 dhe se i vetmi komunikim në çdo nivel me Serbinë do të jetë ‘lironi 3 policët’. Kryeministri tha se këtu nuk bëhet fjalë për ndalim tregtia apo kamionësh, por për marrëdhënien e komunikimit ndërmjet dy shteteve.

‘Këtu nuk bëhet fjalë për prishje të marrëdhënieve diplomatike, por marrëdhënie që kthehen në një pikë 0, këtu nuk ka marrëdhënie. Çdo komunikim me Serbinë do të jetë 'lironi 3 policët'. Nëse nuk do të lirohen 1 vit, 2, 3 vite nuk do të këtë marrëdhënie. Nuk nënkuptoj ndalim kamioni.’- tha Rama.

Duke kërkuar lirimin e 3 policëve të Kosovës, kryeministri Rama e quajti si të pajustifikueshme e të papranueshme mbajtjen peng të 3 efektivëve dhe nënvizoi më tej se kjo është një lajthitje shtetërore nga ana e Serbisë. Pa liruar tre efektivët, shtoi Rama, nuk mund të flitet për një deeskalim të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘Të mbahen peng 3 njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë krim. Kjo tregon se Serbia duhet të angazhohet më seriozisht. Kjo nuk është se janë tre policë shqiptarë por janë tre njerëz që mbahen peng atje nga një shtet.’- tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare bëri me dije se u ka dërguar një letër presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olas Scholz si dhe presidentit të Këshillit të Europës Charles Michel, që të ndërhyjnë dhe më patjetër të zbatohet plani franko-gjerman.

‘Dy liderët bashkë me këdo qoftë tjetër rreth tyre të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë.”- thotë Rama.

Plani Frako-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy liderët botërorë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Më tej në fjalën e tij, kryeministri Rama akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikon të këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Rama shtoi se marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në janë në fazën më të keqe, kur vizitat e planifikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

Rama tha se është gati të takohet me Albinin, por më parë Kurti duhet të shikojë seku po e çon Kosovën. Kjo ishte konferenca e tretë e kryeministrit Edi Rama dedikuar vetëm çështjes së tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës! Kryeministri u pyet edhe në lidhje me aksionin e policisë në kampin MEK në Manzë, pak ditë më parë, por refuzoi që të përgjigjet!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
A rrezikohet ‘Open Balkan’? Rama: Me Serbinë po flasim vetëm për lirimin e tre efektivëve të Kosovës, nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër

1687524928_rama.jpeg

Kryeministri Edi Rama i pyetur ditën e sotme nëse rrezikohet nisma Open Balkan për shkak se qeveria shqiptare ka vendosur që të ketë zero marrëdhënie me Serbinë derisa të lirojë tre policët, Rama nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por tha se në këtë moment bisedimet me Beogradin bëhen vetëm për çështjen e efektivëve të rrëmbyer. Rama tha se nuk kanë asnjë marrëdhënie tjetër përveç kësaj pike.

“Nuk dua të komentoj se çfarë kemi bërë dhe çfarë po bëjmë për lirimin e tyre. Të jeni të sigurt që jemi shumë aktiv. Jo vetëm në një kanal, por në disa kanale dhe ndërkohë as nuk diskutohet që sa kohë ata njerëz të jenë atje, marrëdhëniet tona janë pa asnjë gjë të re, përkundrazi. Marrëdhëniet tona me Serbinë sot janë vetëm për këtë punë. Nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër, për asnjë gjë tjetër. Unë uroj që lirimi i tyre të ndodhë sa më parë. Çdo ditë është shumë e dëmshme. Po është e dëmshme jo thjesht për marrëdhëniet tona. Është e dëmshme për vetë Serbinë. Është e dëmshme për rajonin. Është e dëmshme për këtë proces. Është vetëm keq”, tha Rama.

Ora 14:21
Rama: Nëse Macron e Scholz nuk ndërhyn rrezikohet asgjësimi i vetë procesit të Berlinit

 

Gjatë konferencës për median, Rama nuk komentoi kur u pyet nëse kishte pasur komunikim me presidentin Vuçiç për lirimin e tre policëve por tha se nëse nuk ndërhyjnë Macron dhe Scholz rrezikohet të asgjësohet dhe procesi i Berlinit.

"Macron dhe Scholz duhet të bëhen kumbarë për të ulur tensionet mes Kosovës e Serbisë. “Është koha se kjo ecejakja në Bruksel është vetëm statuskuo. Nuk kemi ca presim të reja pa u përfshirë drejtëpërdrejtë që duhet të shpëtojnë jo thjesht Kosovën e Serbinë nga përplasja por të shpëtojnë rajonin nga shkatërrimi i të gjitha proceseve të nisura dhe asgjësimi i vetë procesit të Berlinit. Ajo që po gatuet në veri është e tmerrshme dhe duhet ndalur me çdo kusht,” tha Rama. 

Ora 14:11
Asnjëherë i refuzuar nga dy palët, çfarë parasheh plani franko-gjerman! Rama: Zgjidhja e vetme për tensionet Kosovë-Serbi

1687522359_1677490811gj.jpg

Kryeministri Rama ka bërë thirrje disa herë se zgjidhja e vetme e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është plani franko-gjerman. Ai u shpreh se ky plan asnjëherë nuk është refuzuar nga të dyja palët. Dhe në fakt, kështu konsiston. Plani Frako-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy liderët botërorë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Po çfarë parasheh plani franko-gjerman?

Neni 1

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja Palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën e vetëvendosjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimi.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët do të respektojnë vlerat e përmendura në nenet 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Neni 6

Ndërsa Marrëveshja aktuale përbën një hap të rëndësishëm normalizimi, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, i cili duhet të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre.

Palët bien dakord të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe konektivitetit, marrëdhënieve gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, personave të zhdukur, personave të zhvendosur dhe fushave të tjera të ngjashme nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve specifike.

Detajet do të bien dakord në marrëveshje shtesë të ndërmjetësuara nga Dialogu i udhëhequr nga BE.

Neni 7

Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverive përkatëse.

Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Të dyja palët marrin parasysh angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë investimi dhe mbështetje financiare për projektet e përbashkëta të Palëve në zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.

Neni 11

Të dyja palët angazhohen të respektojnë Udhërrëfyesin e Zbatimit të aneksuar në këtë Marrëveshje.

Ora 13:55
Rama i prerë: Marrëdhëniet me Serbinë kthehen në pikën 0 nëse nuk liron 3 policët e Kosovës

 

Kryeministri Edi Rama kë theksuar se marrëdhëniet diplomatike me Serbinë do të kthehen në pikën 0 nëse nuk lirohen 3 policët e Kosovës. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë bëri me dije se çdo komunikim me Serbinë do të jetë Lironi 3 policët. Rama shtoi se më këtë nuk nënkupton ndalim kamioni.

‘Këtu nuk bëhet fjalë për prishje të marrëdhënieve diplomatike, këtu bëhet fjalë për marrëdhënie të cilat kthehen në një pikë 0, që do të thotë s’ka marrëdhënie. Ne nuk do të ndalojë tregtinë në nuk do të ndalojmë asgjë! Por ama nuk ka marrëdhënie nuk ka komunikim tjetër. Çdo komunikim në çdo nivel me Serbinë do të jetë lironi 3 policët deri sa të lirohen. Shpresoj të lirohen dje, por nëse nuk lirohen 1 vit, larg qoftë 2, 3, 5 vite , vetëm kjo do të jetë marrëdhënia ‘lironi ata të 3’. Këtë kuptoj unë por nuk kuptoj që do të ndalohen kamionët e këta, sepse këto punët e kamionëve dhe targave i ka qejf Albini.’- tha Rama.

Ora 13:55
Draft statuti nuk u pranua nga Kurti dhe Vuçiç, Rama: Se refuzoi Gjermania dhe Franca, vetëm atyre ua kam dorëzuar

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe refuzimin nga ana e Kurtit dhe Vuçiç për draft propozimin për ascoacionin e komunave në veri të Kosovës ku tha se nuk ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës dhe deri më tani nuk e kanë refuzuar. Megjithatë ai shton se draft statuti që ai ka dërguar është kontribut më së shumti për Kosovën duke nënkuptuar keqardhje që është refuzuar pa e lexuar paraprakisht.

“Së pari, ne jemi ekzaktësisht në të njëjtin vend së bashku. Kjo lagje ku ne jetojmë, i ka kaq të ndërlidhura shtëpitë e fatet, sa, po u dogj njëra shtëpi merr flakë gjithë lagja... larg qoftë.

Drafti është refuzuar? Nga kush? S’ja kam dorëzuar Kosovës dhe as Serbisë, ja kam ccuar Gjermanisë dhe Francës. Ata se kanë lexuar... e refuzojnë pa e lexuar. S’kam pretenduar që ai do të miratohet, ai është thjesht një kontribut. A do të vlejë, këtë le ta shohim. Por edhe sikur, është një kontribut për paqen, normalizimin dypalëshe, është kontribut për Kosovën. Jemi dy shtete por jemi një popull, është shumë e thjeshtë. Këtë se zhbëjmë dot, kurrsesi.

Kur thashë që janë mbyllur dyert e thashë me keqardhje, sepse është pasojë. Unë nuk jam as Syri as Veshi që mund të thonë çfarë të duash. Unë mbaj përgjegjësi për ato që them. Ndërhyja ime në punët e brendshme atje, ka lidhje edhe me rrogat tuaja këtu... kjo është e gjitha shumë e thjeshtë.”- tha Rama.

Ora 13:43
Rama: Kurtit po i mbyllen dyert në SHBA e BE, Kosovës i kanë ngrirë programet e bashkëpunimit! Kjo është e tmerrshme

 

Në konferencën për median kryeministri Edi Rama akuzoi Albin Kurtin se po rrezikon të këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Gjithashtu marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në janë në fazën më të keqe, kur vizitat e planifikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

"Gjërat nuk janë normalë. Janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur edhe më të keqen në emër të Shqipërisë dhe qeverisë. Po bëjnë diçka dhe me të tjerët po të vijë dita të diskutohet luajaliteti i aleatëve strategjikë ndaj Kosovës është keq, shumë keq. Ju mendoni që mua më jep kënaqësi fakti që meqë nuk jam dakord me Albinin në këtë temë e në këtë moment nuk i hapet asnjë derë dhe i kthehet mbrapsht vizitat e planifikuara në zyrat e homologëve në Europë apo Amerikë?! Përkundrazi më duket e tmerrshme. Apo që programe të caktuara të bashkëpunimit të BE-së me Kosovën kanë ngrirë. Nuk hyj tek ata që i konsideroj partnerët Zoti vetë. Zoti është mbi SHBA e mbi Shqipërinë por në këtë rast është katastrofë të këputen në këtë farë feje lidhjet aq të fuqishme e të forta me bashkësinë euroatlantike."

Rama tha se është gati të takohet me Albinin por më parë Kurti duhet të shikojë seku po e çon Kosovën.

"Unë jam gati të takohem me Albinin në çdo moment. Në nivelin personal nuk ka asnjë problem. Mund ta shikoni vetë sa mirë shkojmë, por në nivelin konceptual kemi probleme të mëdha"

Ora 13:41
Rama thumbon Kurtin: Sheh sondazhet dhe kënaqet se i rriten poenat! Gjërat janë keq! Po përpiqem të shmang edhe më të keqen

 

Kryeministri Edi Rama ishte i ashpër me Kurtin kur tha se refuzon të ballafaqohet për situatën në Kosovë e ndërkohë përpiqet të bëjë propagandë sikur gjërat janë normale. Në të vërtetë, tha Rama gjërat janë keq  e nëse nuk ndërhyjmë shkojnë edhe më keq

 “Albini nuk e ka dashur konfrontimin e drejtëpërdrejtë për këtë temë, sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet se i rriten poenat. Mendoj që Shqipëria nuk është notere dhe nuk mund të jetë kurrë noterë e çdo politike që ndjek Kosova. Aq më tepër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai i madh, ndërkohë që unë nuk e kam thënë kurrë dhe janë dy shtete të barabarta. Nëse është kështu detyrimi jonë është të themi të vërtetën. Shqipëria është shtet më vete dhe interesat e Shqipërisë janë shumë të qarta. Duke mirëkuptuar arsyet pse ndodh ndryshe nuk mund të jemi dakord me çdo gjë. Pastaj propaganda që mbledhja ishte për qytetarët? Marrëveshjet mund të firmoseshin kudo sikur gjërat janë normalë. Gjërat nuk janë normalë. Janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur edhe më të keqen “

Ora 13:39
Rrëmbimi i 3 policëve në veri të Kosovës, Rama: Ua kam bërë kusht ndërkombëtarëve që efektivët të lirohen ndryshe s’zgjidhet asgjë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se u ka vënë kusht ndërkombëtarëve që të lirohen 3 policët që po mbahen peng në Serbi.

“Serbia se njeh fare atë kufi tani, ca kuptimi ka tani? Kjo është lajthitje shtetërore. Është pasojë e një fakti dhe prandaj në raport me ditën e djeshme edhe aleatëve ja kam bërë të qartë, pa u liruar ata të tre është e kotë që të bëhet ndonjë gjë. Unë nuk jam i ëmbël me Albinin por do bëja të njëjtën gjë.

Se është e papranueshme fare. S’janë 3 njerëz që i kanë kapur se kanë bërë krime siç janë ata që janë kapur në Kosovë. Janë 3 efektivë policie që janë kapur se pse ka kaluar një vijë kufiri që është e paqartë se ku ndodhen. Po pastaj, çfarë bën atje? Çdo komunikim me Serbinë do të jetë lironi 3 policët. Nëse nuk do të lirohen 1 vit, 2, 3 vite nuk do të këtë marrëdhënie. Nuk nënkuptoj ndalim kamioni.”- thotë Rama.

Ora 13:27
3 policët e rrëmbyer nga Serbia, Rama: Pengmarrje nga një shtet, nuk kanë bërë asnjë krim! Të njëjtin qëndrim do mbaja dhe të ishin serb

 

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka cilësuar si pengmarrje arrestimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës në Serbi. Teksa kërkoi lirimin e tyre Rama tha se ato po mbahen peng nga një shtet dhe pse s’kanë bërë asnjë krim. Rama tha se do të mbante të njëjtin qëndrim edhe sikur të ishin serb.

'Nuk kam asnjë koment përveçse për temën që jemi këtu e cila është 1 mln herë më e rëndësishme për interesin imediat dhe afatgjatë të Shqipërisë nga sa duket, apo për dosa që thonë që Vallai i Madhe duhet t’ja thotë vëllait të vogël. Mund të ketë impakte të padëshiruara. Ne nuk kemi bërë asnjëlloj krimi në asnjë rast por kemi qenë shumë të qartë dhe kemi vepruar që të ndjekim politikën që kemi ndjekur edhe me Serbinë. Çdo lloj kërcitje armës sado e shkurtër të mbahet larg nga Ballkani. Fakti që 3 policë në këtë rast janë të Kosovës, janë shqiptarë, por të njëjtin qëndrim do të mbaje edhe po të ishin serb që hipotetikisht do të mbahen peng. Të mbahen peng 3 njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë krim. Kjo tregon se Serbia duhet të angazhohet më seriozisht. Kjo nuk është se janë tre policë shqiptarë por janë tre njerëz që mbahen peng atje nga një shtet. Dhe mbulohet kjo me jo u arrestua ky, jo u arrestua ai. Edhe sikur të jenë të vërteta këto që thuhen nga forcat legjitime të Kosovës nuk reagon një shtet duke bërë simetri. Pse çfarë janë këto banda. Shtet demokratik respekton të drejtat e njerëzve. Pavarësisht se të drejtat e njerëzve në një shtet tjetër mund të shkelen.’- tha Rama.

Ora 13:25
Rama për Kurtin dhe Vuçiç: Dilni nga politika ‘Tomy-Jerry’, Macron e Scholz t’i mbyllin të dy brenda në konferencë derisa të zbatohet plani franko-gjerman

 

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar me ngulm që dy kumbarët, sicc i quan ai Macron e Scholz të mbyllin në një konferencë Vuçiçin e Kurtin derisa të zbatojnë planin franko-gjerman. Rama u bën thirrje dy liderëve të lënë pas lojën e politikës ‘Tomy-Jerry’ me të cilën nënkuptoi se është një lojë për egon personale dhe jo për atë kombëtare.

“Të dalim patjetër nga kjo politike Tomy and Jerry. Të evitojmë skenarin e përkeqësimit të Kosovës apo izolimit të Serbisë. S’janë fare skenarë të mirë për ne, asnjë dobi kombëtare nuk ka për ne.

Na cenon ne në këtë rrugë, në rrugën që ne duam të bëhemi dhe do të bëhemi me patjetër si shtet në sy të të gjithëve dhe si port për të gjithë. Çfarë destincacioni në Ballkan do bëhemi ne nëse Ballkani zhargavitet nga konflitet. Fakti që sot ka nisur vala e parë e sanksioneve, çfarë të mirë i sjell së nesërmes. Nëse e nesërmja nuk matet me pikët elektorale. Prandaj duke mbështetur përpjekjet që janë bërë dhe punën edhe nga Borrell edhe nga Lajccak dhe nga Escobar edhe të tjerë. Është e domosdoshme që Macon dhe Scholz të ndërhyjnë dhe me patjetër të shtyjnë zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë, që mbeti pa u firmosur por që palët thonë se janë dakordësuar... Dy liderët bashkë me këdo qoftë tjetër rreth tyre të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi.”- thotë Rama.

Ora 13:19
'Ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit', Rama: Nga kjo situatë fiton vetëm Rusia

 

Kryeministri Edi Rama thotë se përplasjet në rajon i shkojnë për shtat vetëm politikave të Rusisë.

'Ky rajon është ai se çdo ditë po përpiqet të heqë atë damkën e tmerrshme të historisë dhe rizgjohet në anën e gabuar.  Duhet ta kuptojnë të gjithë që kërkojnë të shtyjnë zvarrë këtë proces është se interesi ynë kombëtare e si shtet kërcënohet nga kjo situatë. Ky rajon nuk është as i Abinit e as i Aleksandrit, po i popujve që e popullojnë dhe që e administrojnë. Sot jemi në mes të një Europe që kërkon me çdo kusht të mbështesë paqen. Kjo situatë i shkon përshtat vetëm një fuqie që është Rusia dhe asnjë shtetit tjetër. Nga kjo përplasje nuk fiton as Europa, Europa mes nesh, fiton vetëm Rusia.’- tha Rama.

Ora 13:18
Situata në veri të Kosovës, Rama: U rrezikua një përplasje fatale grupeve të armatosura në Veri me Forcat e Sigurisë së Kosovës

 

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se situata në veri po shkonte drejt një përplasje të grupeve të armatosura në Veri me Forcat e Sigurisë së Kosovës. Sikur konflikti të zgjaste 3 orë, kryeministri Rama u shpreh se përplasja do të kishte qenë fatale.

‘Po rritet me orë klima e tensionit duke rrezikuar një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë që do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR. Përplasje e cila edhe sikur 3 orë të zgjaste do të rezultonte fatale edhe për të gjithë çka është bërë në këto vite përpjekje nisma ndërveprime në Ballkanin Perëndimor në ombrellën e procesit historik të veriut. Një kthim pas dramatik për rajonin dhe të ardhmen e tij.

Shtete tona në këtë lagje të Europës kanë një moment krejt tjetër dhe një rrugë krejt tjetër nga kjo që adreson qorrsokaku i veriut. Nuk mund të vazhdojnë të presin me vite që ky proces dialogu të përfundojë që marrëdhëniet me Serbisë dhe Kosovës të normalizohen dhe njohja e ndërsjellë të ndodhë ‘de facto’.’- tha Rama.

Ora 13:12
Rama apel Serbisë: Lironi policët e Kosovës! Dje i kam dërguar letër Macron, Scholz dhe Michel që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku i ka bërë sërish apel Serbisë për të liruar 3 policët e rrëmbyer të lirohen me patjetër. Ai shtoi se u ka dërguar edhe një letër Presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidnetit të KiE, Charles Michel për zbatimin me doemos të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe Kosovë-Serbi.

“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe është e papranueshme. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore pr mbajtjejn pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e 3 policëve të një shteti tjetër duke ngritur zërin për 3 të arrestuar në veri të Kosovës, është e papranueshme.

Nëse Serbia ka pretendime, për arrestime arbitrare për arrestimet të qytetarëve në veri të Kosovës, këto arrestime nuk pengohen duke mbajtur peng policët e Kosovës. Këto zgjidhen me ndërkombëtarët, em KFOR e EULEX. Marrëdhënia duhet normalizuar, marrëveshja do duhet finalizuar. E përsëris apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte për 3 policët në veri të Kosovës jo vetëm se është shkelje e të drejtave të njeriut, por sepse pa u kthyer në shtëpi ata 3 burra s’ka hapësirë për të lëvizur me planin e deskalimit. Pardje i kam nisur një letër të dytë, Macion dhe Scholz dhe Chalres Michel për domosdoshmërinë për një shtyrje të re të Frances dhe Gjermanisë si kumbëtarët e planbit frankogjerman që ky plan të zbatohet me doemos.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mentalist: 24/06/2023 12:50

    Urgjent kemishen e forces per prijesin tone te nderliqur ne mendje. Disa nga shenjat qe percaktojne diagnozen mese alarmante jane permendja e disa termave si tomy&jerry,lagja ime lagja jote tipike e nji njeriu qe ka humbur cdo lidhje me realitetin shume serioz dhe te frikshen ne veriun e Kosoves. Nese do e bente Macroni kete lloj komunikimi me popullin te nesermen ishte i hequr me dhune nga pushteti sepse ne Diplomaci dhe Politike smund te komunikosh sikur je duke folur me taulant ballen ose dakon me ndonje kafe qensh andej nga durresi. Por meqe eshte edi rama kalon ne heshtje cdo gje per te huajt sepse ky njeri ska asnje vlere per ta ndersa ne e kemu RAIS!

    Përgjigju
  • Lala: 23/06/2023 20:21

    O to plak.0 mardhenie do me then O.as shkembime tregtare as politike.veja kufirin te Thana e te ahkojn ne kroaci per te perdor Porter.e te shikojm ca U Ben kroati bythoambukeve serb.po normal Sala na e shkaterroi ushtrin me aviacion.me Marin s nendetese e kunderajror e rraketa.ky palla gjat I lejon te perdori porter.normal do bej gangsterrin serbi se te gjitha cfar ne Si kemi ATA I kan.na rroft deti ne

    Përgjigju
  • Niazi: 23/06/2023 17:46

    Albinit dhe Vuçiçit nuk u intereson të ulin tonet për shkak të politikave të brëndshme! Por marksisti Kurti nuk mund të pranojë që Rama të thotë ulu dhe prano planin franko-gjerman dhe mos e ço Kosovën në izolim,dëgjo Amerikanëtqë të bënë shtet se do ishe edhe sot provinca e Serbisë! Dhe Edi Rama po bën të pamundurën që të ndihmojë Albinin të kuptojë se duhet të pranojë atë që është më e.mira për Kosovën!

    Përgjigju
  • Valter: 23/06/2023 16:10

    Kur ne vitin 1912 ushtria serbe marshonte drejte Prizerenit,Shkupit dhe Vlores ka patur komanden nga mbreti Aleksander i asaj kohe qe "Per gra dhe femi,mos shpenzoni fishek te pushkes,kur ke bajonet"..ky mentalitet i serbve dhe shtetit Serbe eshte po i njejti ne vitin 2023 kush mendon qe kjo eshte gabim eshte i semure mendore a po tradhetar,tjeter nuk ka..Edi Rama nuk eshte i semure mendore dhe veprimet e shumte kunder Kosoves dhe posaqarishtt Kurtit tregojne qarte se ketu ka nje problem te madhe,ndersa kunder Vucic flete vetem fjali boshe apsolut te parendesishme dhe bajate ne nje kohe kur duhet te tregon vendosmeri dhe mbeshtetje per shtetin e Kosoves ky flete paqavura ,por Kosova do ja del dhe pa ndihmen e Rames.

    Përgjigju
    • Shkodrani-Belgjike: 23/06/2023 18:32

      Ti po del nja 200 vjeç si nastradini po dijshe shum, pse nuk bahesh ti kryeministri e ndihmon Albinin. Ska ça me ba Rama as USA as EU Albinit as ti. Aj ka mendjen e vet si Enveri.

  • Mario: 23/06/2023 15:31

    plani franko gjerman nje mut i madh me nder teje z kryeminister per kete fjale po ashtu eshte se Vucic po tall kunjin me Kurtin dhe tre harabelat ne kafaz dhe po merr Kosoven dhe rrugen ne BE me qetesi dhe nje mut i duhet trepca se per lope ka ngelur ku edhe cobani i fundit eshte ngujuar ne stan nga rrugacet e lagjeve

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/06/2023 14:26

    Pèr kètè temè,,mos guxoni tè mè pyesni,,,nuk pèrgjigjem (muxhahedinèt). Edhe pèr tallavanè me ballkonin e hapur, mos mè shtroni pyetje,,nuk pèrgjigjem unè o jo. Ama pèr tè tundur dyfekun zanor para kamerave,,edhe pse Shqipèria nuk ka asnjè strategji kombètare nè raport me vetveten,,,kètè e bèn perfekt ky njishi ynè. Sondazhet, i shihka Albini,,na tha, ndaj bèka atè qè bèka. O njish. Ato janè, sondazhet e vèrteta, qè tè detyruan ty dhe tè gjithè langojtè e rrethit tènd tè korruptuar deri nè pèrçudnim, tè bèni pirueta dipllomatike. Deri dje,,,Serbia Serbia Serbia,,, ballkoni. Sot,,,ndèrpres marrèdhèniet, por nuk nènkuptoj kamionat. Bir Selman i nènès, kush bèn politikèn e jashtme shqiptare. Shkruaj edhe njè letèr tè tretè presidentit francez. Tregoji atè rastin e djeshèm, ku shqiptari u lirua nga burgu 30 ditor nè Serbi. ARSYEJA? MBANTE FLAMURIN KOMBÈTAR SHQIPTAR NÈ MAKINÈ. PROVOKACJA,,,,si guxoka njeri tè identifikohet me ngjyrat e kombit tè tij ore? Terrorizèm èshtè kjo. IK O IK.!!!

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/06/2023 16:26

      Shkrim perfekt, të lumt !

  • Faik: 23/06/2023 14:10

    Gazetarèt u treguan Shumè tè DURUAR !! Pèr mua GAZETARÈT duhet ta BOJKOTONIN dhe tè iknin nga ajo Palo "Konferencè shtypi" , qè kur ju diktoi PYETJET , dhe ju tha do flas vetèm per KOSOVÈN !!! Brenda 24 ORÈVE tè ardhshme pritet qè tè LIROHEN 3 POLICÈT SHQIPTARÈ té KOSOVÈS me URDHÉR nga USA dhe DASH , dhe Kryeministri joné do qè tju HEDHI HI SYVE SHQIPTARÉVE , pèr tè marr MERITAT , se gjoja ishte ky qè i "LIROI" , sepse i dha "Ultimatum" SERBISÈ , dhe SERBIA "gjoja u FRIKÈSUA nga Lideri Shqiptar i Planetit" !!! MUXHAHEDINÈT , MUXHAHEDINÈT , MUXHAHEDINÈT , SIGURIA e SHQIPÈRISÈ , SIGURIA e SHQIPÈRISÈ SIGURIA e SHQIPÈRISÈ , SIGURIA e SHQIPÈRISÉ !! KORRUPSIONI , KORRUPSIONI , KORRUPSIONI , KORRUPSIONI , KORRUPSIONI qè ka PLLAKOSUR né SHQIPÈRI , kèto duan tè dinè 3 MILION SHQIPTAR , JO pérralla me NASTRADINÉ !!! KOSOVÉN e mbron USA , DASH dhe NATO , plus qè ka dhe NJÉ SUPER KRYEMINISTÈR si ALBIN KURTI ATDHETAR

    Përgjigju
  • e drejta: 23/06/2023 14:08

    EDI RAMA ESHTE NDERI I KOMBIT SHQIPTAR....

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/06/2023 16:27

      Rama është ferri i kombit shqiptarë …!!!

  • Faik: 23/06/2023 13:42

    PSE nuk do Kryeministri Arrogant PYETJE pér MUXHAHEDINÈT ??????? ÇFARÈ e SHQETÈSON ?????? PSE ju tha GAZETARÈVE qè NUK dua PYETJE pèr MUXHAHEDINÈT TERRORISTÉ ???????? PÈRSE ju DIKTON PYETJET GAZETARÉVE Kryrministri , kur KOSOVA èshtè SHTET i PAVARUR dhe ka kush KUJDESET pèr ata ????????????? O Kryeministèr ARROGANT jep LLOGARI bashkè me Sali KRIMIN PSE i PRANOVE TERRORISTÈT MUXHAHEDINÈ , dhe TREGOJU PAKTIN qè ke bèrè me ata POPULLIT SHQIPTAR !!!!!! POPULLI SHQIPTAR do tè di MARRÈVESHJEN KRIMINALE qè ti ke bèrè me MUXHAHEDINÈT , bashké me Sali KÈRMÉN !!! PSE i pranuat MUXHAHEDINÈT PA DÈSHIRÉN e POPULLIT qè ju ka ZGJEDHUR ?????? Kto do tè di POPULLI SHQIPTAR , JO LLOGJE Kavaje dhe DOKRRA , qè gjoja tè marèsh vémendjen pèr ÇÈSHTEN e KOSOVÈS !! KOSOVÈN e MBRON USA dhe KOSOVA ka KRYEMINISTÈR shumè tè mirè qè KUJDESET pèr KOSOVÉN mè shumè dhe mè mirè se KUSHDO tjetèr , prandaj mthehu né AKTUALITET , sepse tè ka PLASUR BOMBA brenda nè SHQIPÈRI me TERRORISTÈT MUXHAHEDINÈ , qé i kanè kthyer TOKAT PJELLORE SHQIPTARE , né CELULA TERRORISTE , dhe ORGANIZATA KRIMINALE ! MUXHAHEDINÈT kanè krijuar SHTET PARALEL , O kryeministèr i voçkél i europès

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/06/2023 16:30

      Identik 100% sikur Vucici para gazetarve , identik ! Vet parashtron kuster para gazetarve dhe injurien njësoj sikur ky injoranti shqipfolës

    • Shqip: 23/06/2023 14:29

      Rama foli per nje prbl kombetar o fismut ,ty tu dhimbskan ata mutrit nga irani.

  • asolingo: 23/06/2023 13:30

    Çfare shkruhet ne planin franko-gjerman,shqiptaret kudo duhet te jene te informuar.

    Përgjigju
  • Scutari: 23/06/2023 13:26

    Pikat mbi "i" vëllai....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nis protesta e opozitës, bllokohet qarkullimi te rrethrrotullimi i 'Sheshit Willson'! Pjesëmarrje e pakët

Nis protesta e opozitës, bllokohet qarkullimi te rrethrrotullimi i 'Sheshit Willson'! Pjesëmarrje e pakët