Identifikohen 6 raste me variantin e ri ‘Mu’ të COVID në Greqi, vaksinat ulin kurbën e infektimeve të reja

Identifikohen 6 raste me variantin e ri ‘Mu’ të COVID në Greqi, vaksinat ulin kurbën e infektimeve të reja

Greqi

Komiteti i Ekspertëve të Greqisë ka bërë të ditur se janë identifikuar 6 rastet e para me variantin e ri 'Mu' të COVID-19 në vend.

Sipas mjekëve në Greqi, mutacioni i ri ka disa karakteristika të përbashkëta me Alpha (Britanike) dhe Beta (Afrikën e Jugut), ndërkohë që vaksinat nuk janë shumë efektive ndaj tij.

Aktualisht, mutacioni 'Mu' gjendet në Amerikën e Jugut, Evropë, SHBA dhe Hong Kong, me një normë prej 0.1% në të gjithë botën, ndërsa rastet e para në Greqi u zbuluan në Atikë (1), Argolis (2), Arta (1) dhe "Eleftherios Venizelos" (2). Sidoqoftë, shpejtësia e transmetimit të tij është ende nën kontroll, thonë autoritetet.

Tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron llojin e ri të COVID-19, të quajtur “Mu” si një variant që për ta paraqitet tepër shqetësues, që u shfaq në Amerikën e Jugut.

Sot në Greqi u regjistruan 2840 raste të reja, dhe tani sipas asaj që raportojnë mediat greke, pandemia po merr një trajektore stabilizuese me tendenca rënie. Kjo për faktin e rritje se vaksinimit nga të rinjtë që kontribuan në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend. Muajin tjetër, pritet një rritje e rasteve për shkak të kthimit të pushuesve dhe lëvizshmërisë më të madhe. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë