BRITANI- Shërbimi informativ britanik, duke iu referuar vrasësit të gazetarit James Foley, ka deklaruar se ka arritur të zbulojë identitetin e këtij të fundit por ende nuk është e gatshme ta bëjë publike. Ndërkohë që trupa të Forcave Speciale britanike (SAS) dhe të Regjimentit të zbulimit (Srr) janë zhvendosur në Irak dhe Siri me synim kapjen e “Beatles-ave xhihadistë”, në Londër ka nisur një debat i gjerë në opinionin publik për heqjen e shtetësisë ndaj personave britanikë që luftojnë në radhët e ISIS.
Dhe pse autoritetet nuk kanë ndërmend të publikojnë identitetin e xhihadistit britanik që ekzekutoi disa ditë më parë gazetarin amerikan Foley, mediat në të gjithë botën kanë hedhur hipotezën se vrasësi mund të jetë një ish-reper me origjinë egjiptiane por i rritur në Londër, 23-vjeçari Abdel-Majed Abdel Bary. Por
Bary nuk është shtetasi i vetëm britanik i konvertuar në xhihadist të ISIS dhe për këtë arsye Britania e Madhe ka dërguar, në 48 orët e fundit, në Irak dhe Siri një forcë konsistente ushtarakësh elitarë të përbërë me efektivë nga Forcat Speciale britanike (SAS) dhe nga Regjimenti i zbulimit (Srr). Obiektivi i këtyre trupave, të stacionuar me mini-grupe pranë forcave kurde dhe qeveritare irakiane, është kapja dhe ekstradimi në pak ditë i të gjithë xhihadistëve britanikë në radhët e ISIS. Objektivi kryesor është kapja e vrasësit të Foley.
“Identifikimi i xhihadistëve britanik mund të kryhet me anë të kapjes së mesazheve të tyre radio. Njëherazi pas kapjes së tyre fizike, provat e ADN-së dhe regjistrimet vokale në gjuhën arabe dhe angleze do të krahasohen me të dhënat që disponojmë.”- ka deklaruar për mediat një burim nga SAS.
Ndërkohë në Britaninë e Madhe është ndezur debati gjerësisht në opinionin publik mbi arsyet që mund të çojnë shtetasit e tyre me origjinë arabe të braktisin Perëndimin për të luftuar në krah të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Sipas Ministrit të Jashtëm, Philip Hammond, xhihadistët me “theks britanik” janë “tradhëti e thellë” e vlerave të Britanisë së Madhe por mbi të gjitha janë dhe një kërcënim real, pasi “mund të kthehen e të godasin”.
Nga ana e saj, Ministrja e Punëve të Brendshme, Thereza May ka hedhur idenë e heqjes së nënshtetësisë ndaj këtyre shtetasve britanik xhihadist, por si çështje mbetet delikate pasi askush nuk mund të lihet pa shtetësi, pavarësisht krimit që mund të ketë kryer.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com