Identikiti që po i vizaton Basha 'rivalit' në PD

Identikiti që po i vizaton Basha 'rivalit' në PD

Kreu i PD Lulzim Basha

Lulzim Basha nuk ka ende rival publik përballë tij. Zërat që i kërkojnë të largohen dhe ata që i kërkojnë të qëndrojnë janë instiktivë dhe udhëhiqen nga pritshmëria e të qenit të Partisë Demokratike një parti normale.

Në të vërtetë PD nuk është një parti normale dhe Lulzim Basha nuk është një lider i zgjedhur, që të ikë kur humbet. Ai është një i emëruar dhe largohet kur ta shkarkojë ai që e ka emëruar. Ndaj ky debat nuk ka më kuptim.

Ajo që është interesante në këtë histori, është sjellja e Bashës për të formuar “identikitin” e rivalit të tij para syve të demokratëve. Këtë po e ndërton me sjelljet e tij, nga pasiguria që ende nuk e njeh rivalin e vet.

Tani merreni një për një gjithë qëndrimet e Bashës pas zgjedhjeve, gjithë deklaratat e njerëzve të tij që duan ta mbrojnë, shikoni çfarë mbrojnë ata dhe çfarë qëndrimesh kanë, për të kuptuar se çfarë i mbetet rivalit të tij.

Deri më tani Lulzim Basha mbron tezën se zgjedhjet janë vjedhur para 25 prillit, përmes makinerisë shtetërore, çka nënkupton se ai kërkon një rival që i njeh zgjedhjet si të rregullta që të inatosen demokratët.

Basha nuk është i qartë për mos hyrjen në Parlament por flet vetëm për mos njohje morale zgjedhjesh. Ndërsa Nishani bën thirrje që të bojkotohet Parlamenti, ndërkohë që kërkon dorëheqje të Bashës, çka nënkupton se rivali i tij mund të jetë dikush që thotë se duhet të hyjmë në parlament, pa ekuivok dhe nuk duhet të dalim më.

Berisha është në një gjatësi vale me Bashën, çka nënkupton që rivali i Bashës duhet të jetë dikush që nuk duhet ta ketë frikë Berishën dhe nuk duhet ta respektojë atë.

Basha e quante ftesën e Ramës për bashkëpunim si dobësi të Edi Ramës deri më 25 prill ndërsa më pas hesht, kështu që rivali Bashës duhet të jetë dikush që të tregohet i hapur për këtë ftesë.

Basha ka vendosur gjithë kryetarët e degëve të PD në rrethe që njësoj si Shoqata e Vullnetarëve të Enverit më 1991 të kërkojë mbështetje të Bashës, kështu që rivali tij pritet të jetë në luftë me gjithë degët.

Pra në tërësi Lulzim Basha është kujdesur me pozicionet e tij që të vizatojë një rival i cili të mos u pëlqejë demokratëve, pasi do t’i duhet të jetë kundër Berishës pro Parlamentit , pro bashkëpunimit me Ramën pro zgjedhjeve të 25 prillit etj. Dhe kështu mendon se është siguruar që nuk do ta rivalizojë njeri.

Problemi i vetëm tani është pse Basha mendon që fiton ai dhe jo Edi Rama me këtë pozicion. Se ai këtë pozicion e ka pasur nga 2013 dhe ka humbur 5 herë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 02/05/2021 21:58

    O Mere, nuk iken ai se nuk di te beje pune tjeter. Ai eshte pasuruar dhe do pasurohet ne opozite. Eshte me mire ne opozite, sepse pasurohet pa u lodhur fare. Pushteti ka ngarkese, kshu qe keshtu e ka me te lehte. Do beje silur ben opozite dhe kaq. Kuptohet po te kete me njerez qe ti shkojne pas, sepse tashme ata jane lodhur. Kane 8 vjet pa pune demokrtet. Po nuk dha ok doktori, ai nuk iken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja