Dega 5 e PD mbështet Bashën: Na presin beteja të reja, nën drejtimin tuaj fitorja e patjetërsueshme! Ish-kreu i PD Kukës: Si PPSH kur kërkonte nga rrethet të mbronin shokun Enver

Dega 5 e PD mbështet Bashën: Na presin beteja të reja, nën drejtimin tuaj fitorja e patjetërsueshme! Ish-kreu i PD Kukës: Si PPSH kur kërkonte nga rrethet të mbronin shokun Enver

Kreu i PD, Luzim Basha

Dega 5 e Partisë Demokratike Tiranë, ka dhënë mesazhin e saj për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 25 prill. Sipas Degës 5 të PD në Tiranë zgjedhjet parlamentare ishin një zhgënjim për shqiptarët, pasi u shkel çdo parim demokracie.

“Ky lumë babëzie, vjedhjesh, blerjesh e dhune nën drejtimin e Edvin Rames, nuk vlejti për Degën tonë ku me punën, kontributin dhe vendosmërinë tonë tejkaluam çdo parashikim, çdo objektiv dhe arritëm të paimagjinueshmen ,  duke thyer bastionin e së majtës në zemër të Tiranës.”, shkruhet ndër të tjera përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq ka falënderuar çdo demokrat dhe në veçanti kryedemokratin, Lulzim Basha i cili sipas tyre me performancën, inteligjencën dhe programin i dha mundësinë atyre për të arritur këtë rezultat. Në fund ata shprehen se Lulzim Bashën, partinë Demokratike e presin beteja të tjera ku fitorja nën drejtimin e tij do të jetë e patjetërsueshme.

Por kjo deklaratë e bërë nga dega 5 ka sjellë shumë reagime kundër edhe nga rradhët e PD.

Lidhur me këtë deklaratë të Degës 5 të PD në Tiranë, ka reaguar ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kulluri i drejton pyetje drejtuesve të degëve se me kë janë konsultuar që dalin në mbrojtje të Bashës dhe vullnetin e kujt përfaqsojnë.

Ai shkruan se kjo parti nuk mund të merret peng nga ca njerëz të emëruar por duhet të drejtohet nga vullneti i lirë i demokratëve.

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare, shumë nga figurat politike brenda partisë kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, duke e konsideruar fajtor.

Ndër të parët të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Bashës ka qenë anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli, më pas ish-presidenti Bujar Nishani, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri dhe shumë të tjerë.

Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të sigurojë 59 mandate.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Andi Lila krah Bashës: Dita e ndryshimit erdhi si mallkim, u sollëm si europianë, por u shpërblyem si në mesjetën barbare

Andi Lila, Koordinator për Sportin për Partinë Demokratike, ka shprehur mbështetjen besnikërinë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të vijuar betejën kundër qeverisë Rama për të ardhur në pushtet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lila thekson se demokratët u sollën si europianë, por u shpërblyen si mesjetën barbare.

“Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit, kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund.

Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare.

Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë.

Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë. Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim” shkruan ai.

Ora 17:28
Arben Ristani ironizon Bashën: Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ristani ka publikuar në rrjetet sociale një shprehje të fizikantit Albert Ajnshtajn ku thotë se çmenduri është të bësh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme.

“Sipas Albert Einstein: Çmenduri është të bësh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme”, shkruan Ristani në rrjetet sociale.

Si duket dhe Ristani është pozicionuar te grupi që kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Ora 16:44
'Luli në rrezik', ish-kreu i PD në Kukës: Po bën si PPSH në ’90-91 kur kërkonte nga rrethet të ngriheshin e të mbronin figurën e shqyer të shokut Enver

1619966949_Elezi.jpg

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili prej disa ditësh po proteston për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, ka reaguar pasi drejtuesit e PD në rrethe që kanë dalë në mbrojtje të Bashës. Këtë situatë ai e krahason me dhjetor '90 dhe janar '91 kur sipas tij partia i kërkonte rretheve dhe bazës, që të ngriheshin dhe mbronin figurën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Luli në rrezik! Detyrohen të pronocohen degët, hanalistat, memexhinjtë, spiunat dhe servilat. Në fakt lidhur me argumentat dhe arsyetimin të gjithë duken të budallepsur, por nuk janë, e kanë nga zori. Të kujtojnë, Dhjetor 90 dhe Janar 91, kur partia i kërkonte rretheve dhe bazës, ngrihuni dhe mbroni figurën e shqyer të shokut Enver. Dhe s’ka si mos t’ju kujtohen “Gratë e Enverit”. Shihni se ju rifreskon kujtesën”, shkruan Elezi në rrjete sociale.

Ora 15:22
Xhelal Mziu i del në krah Bashës: 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e PD deri në rrëzimin e së keqes

Në një kohë kur janë shtuar zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, nga drejtimi i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Xhelal Mziu mbështet kreun e PD-së 100%.

Në një postim në mediat sociale, Xhelal Mziu, i cili doli deputet në këto zgjedhje në qarkun e Dibrës thotë se platforma Basha mbetet më e mira në këto 31 vite demokraci.

Mziu shkruan se misioni i platformës vazhdon dhe se çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës.

'Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci. Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën.'- shkruan Mziu.

 

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 02/05/2021 18:40

    JU NE PD JENI TE GJITHE PER SKRAP NGA SALIU DHE DERI TEK I FUNDIT,,,JENI LLUM I KOMBIT,,,ASNJEHERE NUK DO VOTOJE POPULLI SHQIPTAR PER JU...

    Përgjigju
  • Tani: 02/05/2021 15:28

    Pd eshte kthyer ne shpk. Rezultati me i mire i Lulit ne zgjedhje tani ne 2021 eshte rezultati me i dobet i Berishes ne 2013 pas 8 vjetesh ne pushtet. Sa te jene vendimmarres familjaret ne drejtimin e PD dhe per sa kohe PD do qendroje e mbyllur, nuk vjen dot ne pushtet. Nuk ka shfaqje me te keqe se ajo qe po bejne disa dege te PD-se ne rrethe. Na kujtojne kohen e diktatures. Shfaqje e shemtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur