
Ushtria izraelite thuhet se ka nisur një sulm në Gaza pasi akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit. Trupat izraelite u sulmuan me armë zjarri në Rafah të Gazës jugore, duke bërë që Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të hakmerren me sulme ajrore, raporton The Times Of Israel.
Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Hamasi kishte kryer “sulme të shumta” kundër forcave izraelite përtej vijës së verdhë – e cila shënon zonat nën kontrollin ushtarak izraelit, duke shkelur armëpushimin.
"Sulmet përfshinin një të shtënë me RPG drejt një force ushtarake dhe një të shtënë me snajper kundër një force ushtarake", shtoi zyrtari.
Lajmi kryesor:
Izraeli sulme ajrore në Gaza, IDF njoftoi rifillimin e armëpushimit! Nesër rifillon shpërndarja e ndihmave











