Avionët izraelitë sulmojnë shkollën e OKB-së në Gaza! 32 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur

Të paktën 32 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi izraelit në një shkollë që pret njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.

Ushtria izraelite konfirmoi se avionët e saj luftarakë shënjestruan shkollën e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

Në shkollën e UNRWA-s, e cila u sulmua nga avionët izraelitë në Nuseirat kishte terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik që i përkisnin Forcës Nukhba dhe që morën pjesë në sulmin vrasës më 7 tetor ndaj komuniteteve izraelite.

Këtë e tha zëdhënësi ushtarak i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke shtuar se terroristët kishin drejtuar terrorin nga zona e shkollës duke e përdorur atë si strehë.

Para sulmit u morën hapa për të reduktuar rrezikun e dëmtimit të civilëve të papërfshirë, duke përfshirë mbikëqyrjen ajrore dhe informacione të tjera të inteligjencës.

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen