Idrizi: Bojkoti i PD solli krizën,
tryezë për ngërçin e drejtësisë

Idrizi: Bojkoti i PD solli krizën,<br />tryezë për ngërçin e drejtësisë
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë një takimi me strukturat e Tiranës deklaroi se vendi është në krizë politike pas bojkotit të Kuvendit nga opozita.
 
Idrizi theksoi se Republika e Re mund të vijë vetëm me reformën e re, ajo do të tronditë të gjithë sistemin politik shqiptar, përveç atij të drejtësisë.
 
Kryetari i PDIU-së propozoi edhe një pakt kombëtar të bashkimit, pasi sipas tij reforma në drejtësi dhe integrimi në Europë janë prioritetet kryesore.
 
Ai shtoi gjithashtu se duhet të ulemi në tryezë me këdo se jemi shqiptarë mbi të gjitha.
 
"Forcimi i PDIU sjell rritjen e garës konsolidon demokracinë. PDIU është një parti që i shërben shëndetit të demokracisë, prandaj iu ftoj që të kontribuoni.
 
Nuk duhet të bëjmë sikur nuk e shohim këtë krizë politike, apo me shaka në rrjetet sociale.
 
Reforma në Drejtësi është bllokuar. Nuk dëshiroj të merrem se kush e ka bllokuar.
 
Reforma në Drejtësi dhe pasojat e saj do të jenë pozitive. Republika e Re mund të vijë vetëm me reformën e re, ajo do të tronditë të gjithë sistemin politik shqiptar.
 
Sot unë propozoj të nisim përpjekjet për të gjetur zgjidhje. Jemi gati të ulemi me këdo në opozitë apo qeveri për gjetjen e zgjedhjes për këtë krizë.
 
Nuk e di si do të zgjidhet kjo krizë veçse në parlament. Propozoj pakt kombëtar të bashkimit, reforma në drejtësi dhe integrimi në Europë.
 
Duhet të ulemi në tryezë me këdo se jemi shqiptarë mbi të gjitha
" tha ai.
 
Duke u ndalur te çështja çame, Idrizi deklaroi se Athina nuk po punon thjeshtë kundër çështjes çame, por të çështjes së shqiptarisë.
 
"Bashkimi Kombëtar dhe integrimi në Europë janë dy udhë që bashkohen se kanë të njëjtin qëllim, rruga në Europë zgjidh çështjen çame" deklaroi ai.
 
Kreu i partisë çame nuk la pa përmendur edhe përfaqësimin në qeveri kur u shpreh se "Jemi në koalicion, por jo ashtu sikur duhet".

VIDEO-Takim i strukturave të PDIU, Tiranë
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja pse canta nuk duhet lënë në tokë

Ja pse canta nuk duhet lënë në tokë