Idrizi: Ja pse e “shkriva” skuadrën
Flamurtari do të riniset nga zero

Idrizi: Ja pse e “shkriva” skuadrën<br />Flamurtari do të riniset nga zero
Pak ditë pas humbjes me ekipin e Skënderbeut, drejtuesit e klubit të Flamuratrit kanë thyer heshtjen dhe kanë komentuar vendimin për shkrirjen e të gjithë ekipit.
 
Presidenti Sinan Idrizi ka pohuar se shkak për këtë vendim është turpërimi që iu bë fanellës dhe sportdashësve vlonjat me atë paraqitje të dobët në ndeshjen përball Skëndërbeut. 

Sa i përket aludimeve se drejtuesve të ekipit u është ofruar para për të mundur Skëndërbeun, Sinani shprehet se këto janë aludime, duke sjellë në vëmendjen edhe dy raste në të kaluarën kur ai i është drejtuar organit të akuzës për të hetuar ngjarjet. Por sipas tij, paraqitja në fushë tregoi krejt të kundërtën. 

Më tej presidenti i klubit të Flamurtarit deklaron se tashmë është duke u riorganizuar ekipi i ri dhe çdo gjë do të nisë nga zeroja. Sipas tij, ekipi është në kontakte me disa prej trajnerëve më të mirë të Superligës për të pasur një ringritje të denjë të ekipit.

Por kjo shkrirje dhe ndërprerja e kontratave me të gjithë stafin teknik dhe futbollistët do të ketë një kosto. Dhe për këtë presidenti i klubit deklaron se çdo gjë do të përballohet nga ai dhe nuk do të jetë kosto për qytetarët vlonjat.

flamurtari
(Flamurtari duke festuar mbijetesën pas ndeshjes me Bylisin)

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!