Idrizi: Kjo qeveri na ka bërë krenarë
KQZ vendim të turpshëm për PDIU

Idrizi: Kjo qeveri na ka bërë krenarë<br />KQZ vendim të turpshëm për PDIU
TIRANË - Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë një takimi elektoral në Elbasan, deklaroi sot se qeveria i ka bërë krenarë shqiptarët me qëndrimin e saj për çështjen e marrëveshjes së detit me greqinë, por edhe me qëndrime të tjera në rajon e më gjerë.
 
Qëndrimi i kreut të mazhorancës që ka mbajtur për marrëveshjen e ujërave dhe për Kosovën, na ka bërë që të jemi krenar dhe ka çuar në vend dinjitetin e shqiptarit.” , tha Idrizi.
 
Nga ana tjetër, me tone të ashpra Idrizi komentoi dhe vendimin e sotëm të KQZ-së e cila përjashton nga grupi i numërimit PDIU në zgjedhjet e 21 qershorit.
 
Vendimi i KQZ, antiligjor e i turpshëm që tenton t’i heq PDIU anëtarët e saj numërues në këto zgjedhje. Nuk mund ta bëjmë dhe s’mund ta lejojmë që populli na voton dhe partitë e mëdha numërojnë votat. Ne kemi qenë më të dëmtuarit nga vjedhjet e votave. Sot s’kemi kërkuar që të ndalim numëruesit me LSI dhe PR, por kemi kërkuar zbatimin e ligjit. Pasi ne kemi 5 deputetë dhe kemi të drejtat. I ftoj gjithë shqiptarët, të votojnë për PDIU-­në, pasi nuk na tjetërson njeri votën. Ne do i drejtohemi kolegjit zgjedhor. I bëj thirrje të gjitha partive që janë pjesë e KQZ se PDIU ka qenë parti kryesore ka të drejtat e saj. Mos të mendoj asnjë parti, në aleancë apo jo që të bëjë lojëra me PDIU.  Kjo është një shkelje absurde e kodit zgjedhor, ndaj duhet vepruar në mënyrë që këto zgjedhje mos të marrin damkën. Ne nuk duam numëruesit e LSI­së, apo PR­së, por ata të PDIU­-së.”- tha Idrizi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij