PDIU këmbëngul për një memorial për të vrarët gjatë gjenocidit cam në territorin e shtetit të sotëm grek, teksa shprehet i shqetësuar se nga dy vendbanime të miratuara, Greqia po gërmon për eshtra të ushtarëve grekë në 300 pika, që për Idrizin përbëjnë kufirin e pretendimit helen, për Vorio Epirin. Gjatë raportimit në Komisionin e jashtëm, Bushati foli edhe për trajtimin e çështjes çame me palën greke. “Më bën përshtypje fakti që sot kërkohet zhvarrimi i eshtrave me 300 vendvarrime të tjera përveç këtyre dy varrezave që janë ngrit.

Për mua personalisht, harta e kërkimit të këtyre 300 vendeve, me vjen keq ta them por përkon me hartën e Vorio Epirit. Akoma më shumë që pala shqiptare duhet të ketë parasysh faktin e kërkesës që ne kemi bërë që nga viti 2006 por edhe në vazhdim, që për shkak të reciprocitetit në këtë rast, dhe për shqiptarët e Çamërisë të cilët janë vrarë e masakruar, ne kemi vendbanimet dhe vend ndodhjet e tyre masive në Greqi.

Ne kërkojmë të ngihet një varrezë apo qoftë një lapidar, ndërkohë që është e papranueshme”-tha Idrizi. Bushati tha se marrëveshja e firmosur me qeverinë e shkuar nuk ka pasur elementët minimal për të mos lënduar ndjenjat kombëtare. Duke u ndalë tek ligji i luftës, Bushati tha: “Çështja çame për herë të parë ka dal në skenë në vitin 1991, u diskutua deri në 1993, pastaj u fjeti deri në 2000. U rihap në atë kohë nga kryeministri Meta, pastaj u rikthye në vëmendjen në vitin 2013 si një çështje kryesore e programit qeverisës. Bisedimet tona me Greqinë janë të ndara me tre pjesë.

Së pari, Lufta e Dytë Botërore. Heqja e ligjit të luftës që ka jo vetëm efekte politike por edhe ligjore, pasi mban të bllokuar pronat e shqiptarëve. Nga ana ushtarake ne nuk jemi naivë të mendojmë se kemi risk nga një vend anëtar i NATO-s. Tek kjo ndarje kemi listuar çështjen çame”, tha ministri Bushati. Nga ana e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi u ngrit shqetësimi se pse kjo çështje nuk po trajtohet publikisht. Ministri deklaroi se çështja  çame është ngritur në çdo takim dypalësh.

“Është për të ardhur keq që në një çështje nga e cila ne nuk kemi as pse të fshihemi e as të kemi turp, përkundrazi duhet të kenë problem ata që e kanë bërë këtë genocide, nuk diskutohet në asnjë nga konferencat për shtyp apo edhe takime bilateral, të paktën në dijeninë time” ka thënë Idrizi. Bushati është përgjigjur, “Në gjithë bisedimet që janë bërë bilaterale kjo çështje ka qenë prezente në diskutim. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që mund të kenë palët” ka thënë Bushati.
 
Idrizi
 “I thuaj Nikos Kotzias që të gjejë një fotografi të vetme të ndonjë çami me ndonjë nazist dhe unë do t’i jap foton e Napolon Zervës me nazistët dhe do t’i them se i vetmi që përshëndeti pushtimin e  Shqipërisë ishte gjenerali grek, ministër i qeverisë”.
 
Bushati
“Heqja e ligjit të luftës që ka jo vetëm efekte politike por edhe ligjore, pasi mban të bllokuar pronat e shqiptarëve. Nga ana ushtarake ne nuk jemi naivë të mendojmë se kemi risk nga një vend anëtar i NATO-s. Tek kjo ndarje kemi listuar çështjen çame”.

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)