ELBASAN - Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nga qyteti i Elbasanit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet Aqif Rakipin, është ndalur gjatë tek beteja e PDIU-së për miratimin e Rezolutës së Çështjes Çame dhe rikthimin e saj në një çështje kryesore të diskutimin në politikën shqiptere.
“Arritën që edhe vetëm me dy deputet të impononim Kuvendin e Shqipëisë që të nxirrte nga arkivat Rezolutën e vitit 2004, për të cilën në atë kohë u derdh shumë gjak i pafajshëm, pasi mazhoranca e asaj kohe, e rrëzoi atë.Por për çudi të të gjithëve, Rezoluta e vitit 2004 ishte e miratuara.
Me këtë veprim, Parlamenti i Shqipërisë çoj deri diku në vend dinjitetin e përdhosur 9 vite më parë. E pra miq, vetëm unë dhe zoti Dashamir Tahiri, të përballur shpeshherë dhe me sulme dhe kërcënime të qarqeve antishqiptare, arritëm të ngrinim çështjen came në pozicionin që i takon.
Jam përpara jush për t’ju premtuar se 7 patriotët që PDIU do ketë në Parlamentin e ardhshëm do të jenë avokatët më të zot për të mbrojtur çështjen çame dhe të gjithë çështjet e tjera kombëtare”,tha Idrizi. Ai bëri thirrje që më datë 23 qershor të votojnë numrin 50, si alternativa e vetme politike që mendon dhe punon për çështjen kombëtare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com