Idrizi në Report Tv: Fredi Beleri, fosile që këput broçkulla! Të reagojë drejtësia, do e çojmë në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi thotë se organet e drejtësisë duhet të reagojnë për deklaratën e kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Himarën, Fredi Belerin që tha se do të helenizojë Himarën.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla thotë se Fredi Beleri artikulon brokulla për shkak se nuk kanë vëmendjen e duhur deklaratat. Idrizi theksoi se po mbledh prova dhe do e cojë në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare.

“Kishim menduar që ishte kapërcyer. Kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm por besoj që të gjithë institucionet e sigurisë duhet të reagojnë. Kur e pashë në tetor këtë robin me flamurin e Vorio Epirit, pata një reagim të ashpër se ka një histori që tentohet të zgjohet sërish sot. Dalja për pavarësinë e Vorio Epirit nuk duhet dënuar vetëm me retorikë politike, por i bëj thirrje drejtësisë, SHIK-ut që të reagojnë. Duke qenë se s’jemi të vëmendshëm ndaj këtyre deklaratave, ky tipi arrin të artikulojë broçkulla të tilla. Fredi Beleri ka marrë kërcim me shkop e na del në Himarë si grek. Kur flasim për minoritet janë zona pranë kufirit. Ne duhet të jemi shtet serioz kur bëhet fjalë për nxitje të urrejtjes apo sovranitetit”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU i referohet Fredi Belerit si ‘fosile që këput broçkulla’ të cilin s’duhet ta pranonte asnjë parti politike se është i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë. Po ashtu shprehet se duhen marrë masa ligjore ndaj tij pasi ka ngjallur tensione mes 2 vendeve.

“Ky njeri ka 2 vendime për dhunim të simboleve kombëtare. Në mënyrë të përsëritur, bashkë me Dulen e disa të tjerë kanë dalë me flamurin e Vorio Epirit dhe ne nuk reagojmë. Përtej kësaj, artikulimi i fundit i tij është prej një njeriu të marrë dhe jo normal, por që guxon ta bëjë këtë gjë duke ngjallë tensione mes 2 vendeve”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU nuk rendit Fredi Belerin si arsyen e ndarjes nga Sali Berisha dhe zgjedhjen që të shkojnë më 14 maj të vetëm, pa u bërë pjesë e asnjë koalicioni opozitar. Sipas Idrizit, shkak u bë lufta e brendshme e PD dhe më pas kur panë Berishën, Metën dhe Dulen, kreu i PDIU thotë se kuptuan se nuk kanë vend në mesin e tyre.

“Në çdo rast do të ishte e mjaftueshme dhe pa e menduar 2 herë se s’mund të rreshtoheshim me këdo. Ne kemi qenë të parët që në muajin tetor që kemi vendosur të dalim vetëm. Arsyeja kryesore ishte se PD nuk gjeti zgjidhje në problemet e brendshme. Arsyeja e dytë ishte kodi zgjedhor që flet për heqjen e koalicioneve por s’jemi kontaktuar asnjëherë. Ditën që pamë Berishën, Metën, Dulen që morën paketë edhe Fredi Belerin, për ne nuk kishte vend”, tha Idrizi.

Reagimet e ashpra për Fredi Belerin vijnë pasi në deklaratën e tij për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën në rast se do të zgjidhet në krye të bashkisë më 14 maj.

“Është jetike për helenizmin e Himarës të kapërcejë të gjitha pengesat, që e pengojnë këtë mundësi, të ketë punë të mira, të gëzojë pasurinë e tij, e cila na është mohuar prej 60 vitesh, për t’iu ofruar arsim në gjuhën amtare, greke të gjithëve. Zgjedhja ime do të lehtësojë rrjedhën e helenizmit”, tha Beleri.

Kandidatura e Fredi Belerit në Himarë, i akuzuar si i përfshirë në Masakrën e Peshkëpisë është kritikuar shpesh nga Idrizi, madje edhe nga socialistët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi