Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Vlorës, nga ku ka sqaruar para elektoratit arsyet e kandidimit në këto zgjedhje me ASHE-në.
Idrizi tha se PDIU-ja udhëhiqet nga interesat kombëtare dhe çështja çame dhe sipas tij, kjo ishte aleanca që i përfaqësonte më së miri. Kreu i PDIU-së duket se i ka kthyer sërish përgjigje deklaratave greke për zgjedhjen e tij si nëkryetar i Kuvnedit, kur tha se "PDIU udhëhiqet vetëm nga interesat e programit të saj dhe interesave të komunitetit çam. Ne si parti reale politike nuk bashkohemi me askënd, jemi thjesht bashkudhëtarë me koalicionet politike. Këtë e bëjmë për të ruajtur interesin e çamëve, interesin kombëtar".
Idrizi tha se ASHE përfaqëson një aleancë patriote, ndërsa u shpreh besimplotë për bashkëudhëtimin me këtë aleancë.
"E drejta jonë është e drejta që vjen nga përkatësia familjare, na bën të parët në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, nuk mund të pranojmë ata që vazhdojnë diskriminimin dhe racizmin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ne do dyfishojmë votat në këto zgjedhje. Nuk lejojmë dot ata që mendojnë se ne jemi parti vasale dhe zare, por parti që mbron dinjitetin e çamëve".
Më tej Idrizi shtoi se, kauza jonë është për të vënë në vend padrejtësitë e mëdha historike. Ne e shohim zgjidhjen e kësaj çështje brenda të drejtave të njeriut". /
/Shqiptarja.com