Idrizi: PDIU jo si partitë e tjera që
ngrenë kauza, e në pushtet bëjnë pausa

Idrizi: PDIU jo si partitë e tjera që<br />ngrenë kauza, e në pushtet bëjnë pausa
ELBASAN- Shpëtim Idrizi gjatë një takimi elektoral në qytetin e Elbasanit është shprehur se PDIU nuk është si partitë e tjerë që ngrenë kauza, e kur vijnë në pushtet bëjnë nuk bëjnë asgjë.

Ai është shprehur se partia që ai drejton nuk është më një parti e vogël, por një parti e cila ka fituar beteja të mëdha. Sipas tij, PDIU do të bashkohet në koalcion paszgjedhor me me atë parti që mendon për kombin. 

“PDIU nuk është si partitë e tjera që flasin për kauza, por sa vijnë në pushtet bëjnë pausa. Ne kemi bërë betaj të mëdha dhe kemi ngritur kauza të mëdha. Do qeverisim me atë forcë politike që mendon si ne, veç për një atdhe”, tha Idrizi.
 
Gjithashtu ai është shprehur se listat e PDIU nuk ka kandidatë të importuar, por njerëz që e duan Elbasanin dhe qëndrojnë pranë tij.
 
“PDIU nuk ka kandidatë të importuar, por i ka qytetarë të Elbasanit që janë çdo ditë pranë halleve të qytetarëve. Ata janë njerëz që u kanë dalë për zot familjes së tyre dhe qytetarëve të këtij qyteti. Entuziazmi juaj është një obligim për ne. Ne kemi parë për 27 vet politikën shqiptare ku thonë se duhet të referojmë Shqipërinë. ne u themi që ne radhë të parë duhet të reformojnë veten. Ne kërkuam që të garonim të gjithë më vete, në korsinë tonë. Korsia e PDIU është e atyre që e duan vatanin. Ne donim të garonim të vetëm në zgjedhje dhe prania juaj na bën optimist më shumë se kurrë, pasi PDIU nuk është një parti e vogël, por parti e madhe”, u shpreh Idrizi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.