Idrizi prezanton 7 vepra të autorit
Hoxha: Kontribut për çështjen Çame

Idrizi prezanton 7 vepra të autorit<br />Hoxha: Kontribut për çështjen Çame
Kryetari i Partisë,Drejtësi, Integrim, Unitet, Shpëtim Idrizi prezantoi 7 veprat enciklopedike të autorit Ibrahim Hoxha. Veprat janë të karakterit historik dhe enciklopedik dhe në total janë 19 si për çështjen Shqiptare ashtu edhe për atë çame. Në takimin e organizuar nga Shoqata patriotike “Çamëria” ishte i pranishëm dhe nënkryetari i shoqatës “Çamëria”, Artan Sulejmani.
 
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, falënderoi autorin Ibrahim Hoxha për kontributin që ka dhënë për çështjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë. “Falë kontributit të shoqatës “Çamëria”, unë po ju them që ju jemi shumë mirënjohës, sepse ju keni arritur ta çoni para çështjen e shqiptare të Çamërisë”. Ibrahim Hoxha, unë të garantoj që vepra jote do të kulmojë me fitoren e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë. Është një frymëzim i yni, kur shohim burrat të vjetër, të cilët jetojnë për çështjen çame. Dhimbja jonë na kthen kokën pas për të dhënë drejtësi, por si shqiptarë të Çamërisë, koka jonë është lart, me krenarinë e të qenit çam. Unë ju garantoj që 7 veprat, të cilat i keni ende të pabotuara ne do të bëjmë gjithçka që të botohen së shpejti”, tha Idrizi.
 
Vet autori i veprave, Ibrahim Hoxha u shpreh i emocionuar që veprat e tij tashmë do ti ofrohen publikut. Ai tha se nuk është trembur asnjëherë për të mbrojtur çështjen çame.
 
Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i kënaqur që çështja çame sot dëgjohet kudo. Kam rrëmbyer pushkën për të mbrojtur shqiptarët e Çamërisë. Nuk i jam trembur kurrë”, tha ai.
 
Gjithashtu kryetari i PDIU-së tha se shtete të fuqishme kanë ndërhyrë nëpërmjet propagandës, për të ndryshuar historinë e Çamërisë.
 
Nënkryetar i shoqatës “Çamëria”, Artan Sulejmani tha se autori Ibrahim Hoxha për 3 dekada i është kushtuar çështjes çame.
 
Në rreth 3 dekada, Ibrahim Hoxha i është kushtuar çështjes shqiptare në përgjithësi dhe çështjes çame në veçanti, duke nisur me pjesëmarrjen e tij në luftën antifashiste dhe duke vazhduar me punën e jashtëzakonshme për mbledhjen e trashëgimisë kulturore të Çamërisë. Ibrahim Hoxha ka treguar personalitetet e Çamërisë, të cilët kontribuar për historinë kombëtare. Ibrahim Hoxha ka kaluar një jetë mes përpjekjeve dhe vështirësive të pashembullta, të cilat në asnjë rast nuk e ndaluan, përkundrazi bën që të jetë më këmbëngulës në misionin e tij, në dobi të “Çamërisë”", tha Artan Sulejmani.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave