Idrizi: Pro territoriales! Reagimi i
Greqisë qesharak, Dule tradhtar!

Idrizi: Pro territoriales! Reagimi i<br />Greqisë qesharak, Dule tradhtar!
TIRANE - Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ripërsëriti edhe në sesionin e fundit parlamentar vullnetin për të votuar ndarjen e re territoriale të Shqipërisë me 61 bashki. Ishte vetë kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi i cili teksa konfirmoi votën pro reformës territoriale, kundërshtoi qëndrimin e kreut të PBDNJ Vangjel Dule dhe reagimin e Athinës zyrtare duke e cilësuar qesharak.
 
Sipas Idrizit, Greqia është vendi i fundit i cili duhet të flasë për të drejtat e minoritarëve duke shtuar se ishte i njëjti vend që ushtroi genocid ndaj popullit shqiptar.
 
Shpëtim Idrizi theksoi më tej se shteti helen nuk është shembulli për t’u ndjekur, duke shtuar se  është i vetmi vend europian i cili nuk njeh minoritetet dhe mbi të gjitha nënvizoi Idrizi “nuk ka ratifikuar në Kuvend konventën e minoriteteve.”
 
“Ditë më parë kemi dëgjuar se një nënkryetar i Kuvendit, që nuk përfaqëson askënd, bredh qyteteve të vendit për protesta, dhe prej protestave të tij, shteti grek ka hyrë me arrogancë në punët e shtetit tonë. Kjo është qesharake. Territori i Shqipërisë, nuk ka asnjë territor të vendeve të huaja,  përkundrazi një pjesë e mirë e jona gjendet jashtë Shqipërisë. Unë mendoj se minoriteti grek, dhe Çamëria është ura lidhëse mes dy vendeve. Madhështia e kombit tonë është kjo, ne i respektojmë minoritetet edhe pse ata kanë ushtruar genocide ndaj nesh. Si shqiptar, të parët tanë janë përzënë me horror nga shteti ankues, prandaj ne i kuptojmë më mirë se kushdo ankesat e minoritetit. Me bindjen e vetëdijen e respektimit të të drejtave të njeriut, ne nuk e pamë kurrë krijimin jashtë konventave ndërkombëtare të ndarjes së re, por kërkuam vetëm korrigjimin e ndarjes administrative. Greqia të nderuar kolegë nuk është shembulli më i mirë për t’u marrë parasysh. Ata janë i vetmi vend europian që nuk i njeh minoritetet, i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar në Kuvend të drejtat e minoritarëve. Madje mban në fuqi ligjin e luftës. Veç kësaj nuk pranon që të krijohen njësi vendore me shumicë minoritete.” theksoi në fjalën e tij kreu i PDIU
 
"Kush nuk voton territorialen tradhtar që do mbahet mend"
Gjatë fjalës së tij, Idrizi dha një mesazh edhe për kreun e PBDNJ Vangjel Dule, duke u shprehur se nëse nuk e voton ndarjen e re, atëherë ai do të mbahet mend sipas Idrizit si një tradhtar.
 
“Përgjigja e duhur që duhet t’i jepnim është shembulli grek, këtë meritonte Venizellos e nënkryetari ynë i Kuvendit, por nuk e meritonin vëllezërit tanë minoritarë. Ne nuk shohim as Bollanot që shkatërruan bregdetin shqiptar. Ne nuk shohim tek minoriteti Greqinë që largoi me dhunë vëllezërit tanë. Ne, në gjithë këtë që parashtruam duam të tregojmë jo vetëm që nuk jemi kundër, por duam të respektojmë vëllezërit tanë minoritarë. Edhe pse alteranivat janë të shumta, ndarja e re është e saktë dhe e drejtë. Fatkeqësisht PD nuk mori pjesë për të krijuar variantin më të mirë. Nëse dikush nuk voton se i bindet qeverisë së huaj, është një tradhtar dhe nëse nuk ndiqet penalisht, moralisht do të mbahet mend.” nënvizoi Idrizi

"Mëkat që PD nuk dha konsensus, fund kulturës së bojkotit"
Idrizi u ndal edhe në konsensusin e munguar mes mazhorancës dhe partisë më të madhe opozitare në vend. Ai e cilësoi si një mëkat mungesën e një konsensusi mes palëve të një reforme kaq të rëndësishme, për të dhënë siç tha ai variantin më të mirë të mundshëm.
 
Kreu i PDIU shpjegoi edhe arsyen e vendimit të forcës politike që ai drejton për t’u bërë pjesë e ndarjes së re territoriale, duke e argumentuar se kulturës së bojkotit i duhet dhënë fund.

“Edhe sot në vend të kulturës së konsensusit po bëjnë shfaqjen mes PD dhe PS. Kështu është edhe harta e PDIU sepse ne mendojmë se harta e re eshtë përgjegjësi e dy forcave të mëdha. Më lejoni të them se protestat veçse legjitime mund të jenë edhe të drejtë. Të gjithë ata që kundërshtuan kanë të drejtë të jenë veçmas. Ashtu si Tirana do të duhej të zgjerohej në hapësirën e vetë urbane. E saktë do të ishte që qeveria të ishte pararojë e zhvillimeve ekonomike. Por të nderuar kolegë në shumë raste si deputetë të atyre zonave dëgjova se do ishin të drejta. I përmenda për të thënë se e sakta nuk është e kufizuar ashtu si propozimi i ardhur nga komisioni i reformës, ashtu si harta që mund të kishte ardhur nga PD do të ishte një kontribut, por ne duhet të arrinim në një vendim. I takonte PD të ulej e të diskutonte se cila alternativë ishte më e mira për vendin, por fatkeqësisht kjo nuk u arrit. Është mëkat që për një reformë kaq të rëndësishme nuk u arrit me konsensus. E pamë këtë edhe kur ju ishit në opozitë, kur bllokuat 3 ligjet. Kjo politikë, që nuk bazohet mbi konsensusin duhet refuzuar dhe nuk na duhet. Dhe ne jemi këtu për të refuzuar këtë kulturë. Ne kur kalonim amendamentin e censusit na quajtën tradhtarë. E nëse dikush këtu sot anatemon këto amendamente se gjasme ulën numrin e minoritetit, ju them një gjë, nuk është censusi ku ulen e shumohen minoritetet. Ne të gjithë e dimë që 35% e shqiptarëve janë në emigrimi, po 1.5 milionë shqiptarë ku do ti çojmë? Synimi ynë nuk ishte të jepnim alternativë për të rritur debatet, ne jemi ulur në vendin që na takon dhe jemi të qartë se çfarë përfaqësojmë.” u shpreh Shpëtim Idrizi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni