Idrizi deklaroi se PDIU është një parti kombëtare dhe futet në zgjedhje për të qeverisur.
“Sot jemi në fushatë pas një marrëveshje shumë të vështirë, falë edhe nismave të PDIU. Pakti kombëtar u bë themeli i paketës McAllister.
Sot për fat të mirë janë të gjithë në garë prandaj e përshëndesim marrëveshjen që arritën dy shkaktarët, ish-qeveria dh ish-opozita, pasi tani i kemi bashkë në qeveri. Nuk dua të merrem me hesapet elektorale.
Ne në këto zgjedhje do të kemi grupin tonë dhe do të dyfishomë votat tona. Rregullat e demokracisë u shtrembëruan në mes të lojës, por PDIU nuk trembet nga makinacionet, pasi PDIU nuk është një partie e vogël, por një parti e madhe e të gjithë shqiptarëve.
Nuk jemi parti krahinore, por kombëtariste. Në hyjmë në këto zgjedhje për të qeverisur” deklaroi ai.
Shpëtim Idrizi sulmon Dulen dhe Dash Tahirin
Idrizi në fjalën e tij ka sulmuar Dashamir Tahirin, që kandidon për të marrë votat e çamëve në listat e PD në Vlorë.
Ai nuk nguron ta cilësojë Dash Tahirin si grek, ndërsa shprehet se nuk do të arrijë që të dalë deputet dhe do të luftojë për vota për Vangjel Dulen në Vlorë, që është në listë sipër tij, teksa pak kohë më parë donte ta gjuante me grusht ne Kuvend.
“Sikur e keni vënë re të gjitha partitë kanë futur shqiptarë të Çamërisë, në fakt nëse do i shihni nuk janë në zona fituese, por mesa duket janë aty të trembur nga forca jonë për të gënjyer komunitetin çam.
Do të doja ti shihja kudo në parti politike, por ata nuk janë në lista fituese, por ku do shtyjnë të dalin deputetë të tjerët.
Miku jonë Dashi, është i pesti në listën e PD në Vlorë, tani kush e di sa mandate merr PD në Vlorë. Në historinë e saj nuk ka marrë më shumë se 4, i pesti ka qenë i PDIU. Në Vlorë i treti ndodhet Vangjel Dule.
Dashi thoshte më kanë mbetur që ta marr për veshi Dulen dhe t’i tregoj ku është Çamëria, i them mos e merr kalapiç.
Një votë për Dashamir Tahirin është një votë për Vangjel Dulen. Ata janë për ta rrudhur forcën e shoqatës Çamëria.
Më bën përshtypje edhe fakti, që Dule iku kur një shqiptar i Çamërisë u bë n/kryetar i Kuvendit, ndërsa sot nuk ikën nga lista.
Çamët nuk do të votojnë për Dulen deputet, ashtu sikur edhe grekët nuk do të votojnë për Dash Tahirin deputet.
Dash greku dhe Vangjel çami. Kur unë e Dashi kërkonim një miut heshtje, Dashi donte tia fuste me grusht, pasi Dule qëndroi i ulur për të fyer këtë imazh të Çamërisë.
Megjithatë , tashmë ne në Vlorë ne nuk do të kemi një mandat, por dy mandate përfaqësimi” deklaroi ai.
Idrizi: Çamërinë e njohu BE, s’ka kthim pas
Përsa i përket çështjes çame, Idrizi deklaroi se ajo është njohur tashmë nga Bashkimi Europian dhe nuk ka kthim pas.
“Kemi kaq vite që jemi nisur për të përfituar jo thjeshtë tokat dhe shtëpitë, por vatanin tonë Çamërinë.
Nuk ka thjeshtë dritë në fund të tunelit, por zgjidhje për çështjen çame. Nuk do të jetë e largët disa që do të dalim nga ky terr.
Cështja came është cështje e BE, Brukseli e njeh si cështje të pazgjidhur, nuk e mohon dot njeri këtë cështje. U bëj thirrje shqiptarëve të na votojnë për kauzën tonë, që shqiptarët të kenë më shumë identitet, sepse kemi vetëm një atdhe.
Çështja çame është më e gjallë se kurrë, këtë nuk e them vetëm unë, por edhe komisioneri Hahn. Serbia dhe Greqia na akuzojnë për irredentizëm, por kjo është një padrejtësi e madhe. Askush nuk mund të na nëpërkëmbë më.
Ne jemi edhe parti e çamëve, por jemi parti e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë idiotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri, duan ta tkurrin aksionin tonë politik.
Për të rinjtë të kthehet një muaj një kurs ushtarak, shumë mu hodhën në fut, por e kanë gabim. Nëse doni një Shqipëri si Kanadaja, apo në rast se rrezikohet identiteti të na ndihmojë vetëm Zoti,por ne duhet ta ndihmojmë vetë vetveten.
Nuk bëhet fjalë për ushtri, por për nevojën tonë për ta parë atdheun të ecë përpara. Ne do të propozojmë institucionalizimin e betimit para flamurit në arritjen e moshës madhore.
Unë e kam nderin ta marr një pasaportë tjetër, pasi Thaçi nxori dekretin që të bëhem qytetar i Kosovës, por unë nuk e quaj Kosovën një atdhe të dytë.
Ne do të propozojmë mbështetje për nënat me mbi dy fëmijë për cdo fëmijë të tretë apo katërt për të nxitur lindshmërinë, kundër shpopullimit”
Të krijohet autoriteti kombëtar i pronave, e shoqëruar me dekomunistizimin, pa u shkëputur nga e kaluara nuk ia del dot. Të hiqen taksat doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, elitat politike nuk guxojnë ta bëjnë për vëllezërit tonë.
Ne zotohemi për nacionalizëm ekonomik. Të ndryshohet ligji i shtetësinë, diaspora të ketë të drejtë të marrë shtetësinë dhe të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë”.
VIDEO-Fjala e kryetarit të PDIU Shpëtim Idrizit
VIDEO-Fjala e deputetes Mesila Dodës