Idrizi:Si të kërkojmë investime të
huaja kur protestojmë në çadra?

Idrizi:Si të kërkojmë investime të<br />huaja kur protestojmë në çadra?
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Lushnje dhe në Fier. Në këto takime ishte i pranishëm deputeti Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së në Lushnje Hamza Ismaili, kryetari i PDIU-së në Fier Nustret Avdullai, kryetarja e Forumit të Gruas të PDIU-së në Fier Brunilda Çami, si edhe përfaqësues të Klubit të Patriotëve të Rinj.
 
Në takimin me strukturat në Lushnje Idrizi u shpreh se në të gjithë historinë e këtyre 25 viteve, por edhe me Kodin Zgjedhor të miratuar nga dy partitë e mëdha, është deformuar vota e shqiptarëve, duke shprehur kështu rezerva për Kodin Zgjedhor. Nga Lushnja ai propozoi që të ketë një zonë elektorale në mënyrë që partitë politike të marrin përqindjen e votave që i takon.
 
“Pse të mos kemi një zonë elektorale që partitë politike të marrin përqindjen e votave që u takojnë dhe mbas kësaj të kenë mundësi të bëjnë dhe aleanca. Gjithkush të hyjë në zgjedhje, të provojë veten dhe në bazë të votave të qytetarëve të arrijmë të bëjmë koalicionet e mundshme dhe ky është propozimi ynë.
 
Ne jemi në prag zgjedhjesh por duket sikur kemi dalë jashtë sistemit. Kemi dalë jashtë sistemit sepse disa parti nuk regjistrohen. Të gjithë flasin, sidomos dy partitë e mëdha, për zgjedhje të barabarta dhe transparente, por në të gjithë historinë e këtyre 25 viteve, por edhe me Kodin Zgjedhor të miratuar nga dy partitë e mëdha, janë ata që e kanë deformuar votën e shqiptarëve. E thënë kështu, ne kemi një sistem zgjedhor ku parimi “Stalinist” që populli voton, kurse dy partitë e mëdha numërojnë, është fatkeqësisht i instaluar. Ky Kod Zgjedhor i detyron partitë politike të futen në koalicion. Të gjithë partitë e vogla humbasin 500-700 mijë vota, të cilat i kalojnë partive të mëdha, që në këtë rast janë edhe numëruese edhe përfituese të këtyre votave. Për të nxjerrë një deputet në Kukës duhet të kesh 30% të votave, për të nxjerrë një deputet në Tiranë duhet të kesh 3% të votave”,
tha Idrizi në takimin me strukturat në Lushnje.
 
Ndërsa në takimin me strukturat në Fier, Idrizi foli edhe për krizën politike që ka mbërthyer vendin. Sipas tij, kjo krizë është produkt i paaftësisë së klasës politike shqiptare.
 
“Kjo fushatë elektorale në mënyrë të pazakontë është e ngërthyer në një krizë, në një krizë shumë të madhe, në një krizë politike, e cila fatkeqësisht në Shqipëri përsëritet në mënyrë periodike. Një herë e bllokon bulevardin dhe politikën shqiptare njëra palë, një herë një palë tjetër dhe duket sikur jemi në përsëritje, një “Deja vu”, e cila e mban të mbërthyer konfliktin politik në Shqipëri.

Kjo vjen sepse ne në Shqipëri në këto 25 vite, të cilët kanë qenë vite tranzicioni, kemi klasë politike të dështuar, e cila pikërisht për këto arsye ka instaluar konfliktualitetin e madh politik. Këtë krizë politike e shohim në Parlament, e shohim jashtë tij, e shohim kudo. Jam i bindur që ky konfliktualitet dhe kjo krizë është produkt i paaftësisë së klasës politike shqiptare. Duhet të jetë një klasë politike për të zgjidhur krizat dhe jo për t’i bërë ato të mundura.

Si mundemi ne sot të kërkojmë investime të huaja, apo të thërrasim investitorë të huaj, kur në këtë vend protestohet me çadra në mes të bulevardit. Çadër të cilën 4 vite më parë e kanë përsëritur partitë e tjera.

Kjo është arsyeja pse Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, një parti kombëtare, një parti e interesit kombëtar dhe interesit të qytetarëve, e refuzon në mënyrë kategorike këtë vepër politike. Kjo është arsyeja pse PDIU beson se kriza mund të kapërcehet nëpërmjet një pakti kombëtar. Një pakt të madh kombëtar ku të gjithë forcat politike të ulen bashkë, pikërisht për interesin kombëtar dhe interesin qytetar. Një pakt që të fillojë me reformën në drejtësi dhe me zgjedhjet e lira, të drejta dhe të barabarta.

Ky pakt kombëtar me këto elementë shumë të rëndësishëm do të bëjë të mundur që të kemi një ambient shumë më ndryshe për zgjedhjet që na presin, por edhe për sistemin e drejtësisë. Edhe kur flasin për integrimin europian unë nuk kam parë asnjë platformë konkrete nga partitë politike për këtë proces”,
u shpreh kryetari i PDIU-së, në takimin me strukturat në Fier.
 
Gjithashtu Idrizi u shpreh se PDIU po përgatit programin, në qendër të të cilit janë ekonomia shqiptare, bashkimi ekonomik me Kosovën dhe zhvillimi i vendit.
 
Një vend të veçantë në fjalën e tij kryetari i PDIU-së i kushtoi përfshirjes së gruas dhe të rinjve në politikë, të cilët janë një frymëmarrje për të ardhmen e vendit. Ai u ndal gjatë
 
gjithashtu edhe në hapat që PDIU po ndjek për zgjidhjen e çështjes çame, një kauzë kombëtare kjo, që po përbashkon sot të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat, për të çuar në vend amanetin e të parëve dhe jo vetëm, sepse çështja çame është çështje, e cila lidhet me identitetin tonë kombëtar.
 
Ndërsa deputeti Aqif Rakipi u shpreh se: Partia Drejtësi, Integrim Unitet po rritet çdo ditë jo vetëm në 5 qarqet tona, por edhe në Dibër, Devoll dhe anembanë Shqipërisë. Të rinjtë po i bashkohen PDIU-së, partisë që i qëndron kauzave dhe që i mbështet njerëzit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0