Ata kanë tre muaj që janë në një romancë mes tyre dhe kanë pozuar për revistën “GQ”.

Bëhet fjalë për këngëtaren australiane Iggy Azalea dhe të dashurin e saj, yllin e NBA, Nick Young.

Azalea ka pozuar nudo brenda një vaske me ujë krah Nick-ut. Fotot janë shkrepur nga fotografi Anders Overgaard.

iggy azalea

Gjatë intervistës Azalea tregon për revistën se i dashuri i saj mundohet të këndoje rep.

“Por thjesht nuk mund ta bëjë këtë, është sikur unë të mundohem të luaj në skuadrën e tij të basketbollit”, ka shprehur këngëtarja.

(b.t/shqiptarja.com)