IGJEUM përsërit paralajmërimin për rrezik përmbytjeje: Reshje intensive, ç'ndodh sot pasdite dhe nesër! Meta: Të merren masa urgjente
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pasi paralajmërimit që bëri ditën e djeshme, vijon me parashikimet për një mot të keq në ditët në vijim dhe rrezik për përmbytje.
Redaksia 7 Janar 2021, 12:27 | Përditesimi: 8 Janar 2021, 07:48
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pas paralajmërimit që bëri ditën e djeshme, vijon me parashikimet për një mot të keq në ditët në vijim dhe rrezik për përmbytje.
Sipas llogaritjeve të publikuar sot nga IGJEUM përgjatë datave 7 -11 Janar 2021 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin.
Këto reshje pritet të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
"Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet", thuhet në njoftim.
Ndërkohë që për sot pasdite dhe nesër IGJEUM parashikon reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.
"Në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Fier, Berat dhe Korçë mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore", vijon njoftimi.
ME LLAFE I MERR MASAT TI O HAJDUT PRESIDENT por ne realitet ,,,rri gjithe diten ne gjume ne presidence si shoku jot basha.....per llafe jeni te vetmit por per pune jeni zero....
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.6%
Vendos filtra
16.4%
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7434
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
ME LLAFE I MERR MASAT TI O HAJDUT PRESIDENT por ne realitet ,,,rri gjithe diten ne gjume ne presidence si shoku jot basha.....per llafe jeni te vetmit por per pune jeni zero....
Përgjigju