Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare

Më shumë se një vit si "i papunë". Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios ka folur për një rikthim në rolin që e mbajti për 15 vite te bardhekaltrit, teksa shprehet se po pret kohën dhe klubin e duhur.

“Unë kam shumë kujtime të bukura, 15 vite të paharrueshme, 18 po të shtojmë edhe ato si futbollist me Lazion. Ishin vite gëzimi dhe vuajtjeje, pata mundësinë ta njoh këtë realitet që do të mbetet përgjithmonë brenda meje”, ka thënë fillimisht Tare.

Igli foli edhe për lojtarin e parë që afroi në ekip, si edhe emrin e parë të madh.

“E kam thënë shumë herë. Ju gjithmonë keni në mendje lojtarin e parë që blini, i cili ishte Christian Brocchi. Pastaj i pari i një niveli të lartë, që ishte Hernanes nga San Paolo. Më pas gjithçka u bë zakon. Kalimi nga fusha në tavolina ishte e bukur”, vijoi ai.

Tare foli edhe për largimin nga Lazio, duke e cilësuar një cikël të mbyllur pas shumë vitesh.

“Përfundoi sepse ashtu ishte, cikli kishte marrë fund. Nuk kisha planifikuar të them lamtumirë, por kur idetë dhe rrugët ndryshojnë, është e drejtë të bëjmë një hap prapa dhe t’u lihet vend njerëzve të rinj", tregoi ai.

 Në fund shqiptari nuk e fsheh gatishmërinë për një rikthim si drejtues në futbollin e madh, teksa po pret kohën dhe klubin e duhur.

“Absolutisht (jam gati të kthehem), por është e drejtë të presim kohën e duhur dhe klubin e duhur”, përfundoi Igli Tare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taip Tarrasi: 09/10/2024 18:16

    Igli Tare duhet me urgjenc tē vihet kryetar i federatēs. Djal me shum kultur djal qē zotron 4 gjuh tē huaja e i flet kto gjuh prefekt. Anglisht, Gjermanisht, Spanjisht, Italisht. Kurse Duka njē dru me pre.

    Përgjigju
  • Kombeterja: 08/10/2024 21:05

    Igli Tare ti jepet kombetarja shqiptare trajner me referendum! E meriton

    Përgjigju
    • Lindi: 08/10/2024 22:12

      Iglit i shkon më tepër kryetar i FSHF se trajner i kombëtares. Futbolli joné Ka shumë nevojë për menaxhim.

  • filip: 08/10/2024 16:03

    Duka i drogës nuk shikon fare sepse me ata që mer ndajnë pazaret....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës