Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios ka folur për mediat në Itali, duke thënë se futbolli po kalon një kohë të vështirë dhe se vëmendja duhet të fokusohet te brezi i ri.
Në prezantimin e mbrojtësit të ri të Lazios, Luca Pellegrini, Tare u fokusua te të qenit kompetitivë në një kohë kur të ardhurat nuk janë në nivelin e duhur.
"Ai është i ri, por ka përvojë të madhe. Tashmë ka luajtur në ekipe të rëndësishme. Ai përfaqëson një rol në të cilin ne kishim nevoja të shprehura edhe nga trajneri ynë, të cilat ne u përpoqëm t'i kënaqim pavarësisht se Pellegrini mbërriti në minutën e fundit", tha Tare.
Vlonjati u pyet për projektin e Lazios, teksa për të ardhmen nuk dha një përgjigje.
"Kjo është një pikënisje që duhet të arrijë një mbërritje. Një rrugëtim që filloi së bashku, ku kishte nevojë për lojtarë nga trajneri dhe klubi. Ne po jetojmë një moment të keq në futboll në nivel botëror dhe evropian, si rezultat edhe ne do të përpiqemi të jemi brenda pritshmërive. Njëra anë për të ruajtur nivelin e lartë të skuadrës, nga ana tjetër për të qenë të vëmendshëm ndaj shpenzimeve. Sidomos për të sjellë lojtarë të rinj, me perspektivë të madhe. Duhet koha e duhur që të rriten djemtë në aspektin profesional", tha Tare.