Igli Tare me fjalë lamtumire: Kontratës sime po i vjen fundi, rëndësi ka klubi

Igli Tare me fjalë lamtumire: Kontratës sime po i vjen fundi, rëndësi ka klubi

Igli Tare

Igli Tare duket se do largohet pas 18 vitesh nga Lazios. Drejtori Sportiv i klubit të Serie A ka folur për mediat, duke thënë se në fundin e këtij sezoni do ulet të flasë me presidentin Claudio Lotito për të ardhmen, me kontratën që skadon pas vetëm një muaji.

"Nuk ishte një situatë e lehtë për t’u përballur, duke ditur se në një ditë jeni në Champions dhe në një ditë tjetër luftojmë për të, kjo mund të ndikojë vërtet në motivimin e lojtarëve. Sa më shpejt të ketë qartësi, aq më mirë për të gjithë”, deklaroi Tare për Sky Sport Italia.

Më pas Tare foli edhe për kontratën dhe skadencën e saj pas një muaji, me vlonjatin që duket se pas 18 vitesh mund të largohet nga bardhekaltërit.

"Kam dashuri të madhe për këtë klub, kam qenë këtu për 18 vjet në përgjithësi dhe kjo është një lidhje që nuk do të prishet kurrë. Kontrata ime skadon për pak më shumë se një muaj, ne duhet të vlerësojmë me Presidentin se çfarë është më e mira, por edhe unë do të konsideroj atë që është më e mira për të ardhmen time dhe klubit", ka shtuar më tej ai.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin