Real Madrid është rikthyer te fitoret në La Liga 1 javës pas disfatës me Betis. "Galaktikët" kaluan lehtësisht 4-1 Rayo Vallecano-n e shqiptarëve edhe pse Balliu luajti vetëm 5 minuta si zëvendësues, ndërsa Kumbulla qëndroi në stol gjatë gjithë lojes. Në Bernabeu 3 gola të Realit erdhën në pjesën e parë, teksa pasi Mbappe zhbllokoi shifrat me penallti realizuan edhe Carrera-s dhe Bellingham.

Në pjesën e dytë miqtë shkurtuan përkohësisht për shkak të një gabimi të Realit, ndërsa në vijim Mbappe vulosi shifrat përfundimtare.

Seria A Milani arriti te shmangte humbjen përballë Lazio-s, duke barazuar 2-2. Pjesa e parë në Olimpico foli vetëm për vedasit të cilët realizuan dy herë me Cancellieri-n dhe Noslin.

Në pjesën e dytë skenën e rrëmbeu portugezi Moriero, i futur si zëvendësues dhe i blerë nga 50 milionë euro nga Milani. Sulmuesi realizoi dy herë që ekipi i Amorim të mos dilte pa pikë nga ky takim. Për Milanin ky është barazimi i dytë radhazi pas atij me Juventusin.

Premier League Arsenali nuk e fali Sunderland, duke e mposhtu me rezultatin 0-2. Para se të zhbllokoheshin shifrat vendasit humbën një penallti, ndërsa në vijim topçinjtë zhbllokuan me supergolin e Bruno Guimaraes, lojtarit më të shtrenjtë të blerë në merkato. Për të vulosur 3 pikët u desh të vinte minuta e 97 me Saka i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.