Igli Tare: Ndeshjet në Shqipëri në fund janë të vendosura në tavolinë, prandaj janë stadiumet bosh

Igli Tare: Ndeshjet në Shqipëri në fund janë të vendosura në tavolinë, prandaj janë stadiumet bosh

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka deklaruar në një prononcim për RTSH se kampionati shqiptar vendoset në tavolinë për interesa të ngushta në muajt e fundit, prandaj nuk ia vlen që të shkohet në stadiume.

Mund të them se të tilla caktime rezultatesh ekzistojnë. 2-3 muajt e fundit nuk ia vlen të shkosh në stadium sepse gjithçka vendoset nga interesat personale, politike etj. Kjo është fatkeqësia që mua më largon nga futbolli shqiptar, pasi kur vazhdohet me këtë mentalitet, do kemi vështirësi për të ecur më lart.

Kolegu im tek Anderlehti, që e njoh nga eksperienca që kam pasur me të në punë, më ka kërkuar një këshillë për Abazajn, i thashë fjalë shumë të mira për të. Abazaj ka karakteristika për të luajtur edhe në Itali, por edhe në Angli, sipas idesë që kam krijuar unë.

Të jem i sinqertë, Italia dhe Shqipëria janë dy botë shumë ndryshe nga njëra-tjetra. Është e vështirë sepse ne shqiptarët kemi idenë që gjithmonë jemi të zgjuar se tjetri, dhe kjo të lë vështirësinë në bashkëpunime. Vetëm një eksperiencë kam pasur me Flamurtarin me Tunkarën, dhe ishte diçka e thjeshtë për t’u marrë vesh

Igli Tare

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari