Igli Tare: Nëse do të kthehem në Shqipëri do të vë në rrezik gjithçka që kam realizuar në Itali

Igli Tare: Nëse do të kthehem në Shqipëri do të vë në rrezik gjithçka që kam realizuar në Itali

Igli Tare

Igli Tare është shqiptari më i suksesshëm i Italisë! Drejtor Sportiv i Lacios dhe më i mirë i Serisë A në vitin e fundit, biondi shtatlartë nga Tirana ka lënë gjurmët e tij në futbollin e Romës dhe vendit të Apenineve.

Një karrierë, ajo e tija, e ndërtuar pa filtër, duke rrëzuar jo pak barriera dhe duke u ngjitur aty ku çdo italian do të lakmonte, nëpërmjet një pune të përditshme, ku bashkëjeton me presionin por dhe dinamikën e një jete sportive si ajo që të ofron një prej kampioneve më të fortë në botë.

Në një intervistë për Supersport, Igli Tare zbulon gjithçka rreth tij, pa filtër,që nga afrimi te klubi i Lacios, jeta e tij në qytetin e përjetshëm apo dhe afrimi i shqiptarëve në skuadrën bardhëkaltër, me zgjedhjet e tij që pavarësisht kombësisë, apo thirrjes së zemrës kanë qenë gjithmonë të bazuara mbi argumente të ftohtë sportiv.

Shumë herë jam paragjykuar edhe për faktin se kam sjellë shqiptarë në ekip. I pari që kam sjellë, ka qenë Strakosha në ekipet e moshave, pastaj Cana, Berisha dhe disa djem që janë me ekipet e moshave. U kam dhënë mundësinë thjesht sepse nuk ke kam bërë kurrë diferencën ndërmjet shqiptarit apo një braziliani për shembull. Kam pasur gjithmonë dëshirë për t’i dhënë mundësi një futbollisti me origjinë shqiptare, sepse e kam ditur gjithmonë se sa e vështirë është për t’u afirmuar në futbollin e niveleve të larta dhe në klube të mëdha, kështu që ato pak zgjedhje që unë kam bërë, besoj që më kanë dhënë konfirmimin, pasi jo vetëm që kanë nderuar fanellën e Lazios, por kanë transmetuar imazhin më të bukur të karakterit të shqiptarëve

Igli Tare

Si një prej figurave kryesore në sportin shqiptar, dhe biri i një familje sportistësh, Tare nuk e fsheh të dëshirën që në të ardhmen të kontribuojë dhe për vendin e tij.

Një nga ëndrrat e mia është që një ditë të kthehem në Shqipëri dhe të kontribuoj për futbollin e vendit tim. Por e thëna me të bërën janë dy gjëra shumë larg njëra-tjetrës. Për t’u kthyer duhet të jenë edhe shumë kushte të përshtatshme, pasi Shqipëria është ende larg nga ku mund të jetë. Nëse do të kthehesha një ditë, do të vë në rrezik gjithçka që kam realizuar këtu, por do të më pëlqente shumë ta realizoja si sfidë

Igli Tare

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë