Në pritje për të kuptuar se kur Seria A do të rikthehet në fushë, Lazio përsërit edhe njëherë pozicionin e saj shumë të qartë se kampionati duhet të rinisë.
“Sezoni duhet të përfundojë në respekt edhe për të gjithë ata që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe të gjithë tifozëve”. Ky është qëndrimi që ka mbajtur Igli Tare drejtori sportiv i bardhekaltërve i cili po ashtu ka shtuar: "Në këtë moment që jemi nuk besoj se mund të merret një vendim për të anulluar kampionatin. Numri i personave të infektuar po bie dhe të ndërprisnim tani sezonin do të ishte e padrejtë,”- shton shqiptari.
Dy ekipet e Milanos, Interi dhe Milani për momentin janë më shumë që sezoni të mos rinisë ndërsa Juventusi ende nuk e ka një vendim dhe është në pritje ndërkaq për të rinisur sezonin janë Lazio dhe Napoli kjo sa i përket edhe ekipeve kryesore. Në lojë janë interesa të mëdha ekonomik dhe Igli Tare shprehet në lidhje me situatën që është krijuar nga koronavirusi:
“Për futbollin italian nëse ky sezon mbyllet këtu do të ishte një shkatërrim. Në Itali më shumë se 75% e klubeve e financojnë buxhetin e tyre përmes të drejtës televizive dhe nëse këto të ardhura nuk do të hyjnë në buxhetin e ekipeve do të shkonim drejt një kolapsi. Ne duam të rikthehemi në normalitet dhe lojtarët po ashtu mezi presin të rikthehen në stërvitje. Duhet të gjejmë mënyrën se si të dalim nga ky moment horror sa më shpejt të jetë e mundur,”- përfundon Igli Tare.
Përgatiti/ Andi Kapxhiu
Po kush po e rru K... pet ty ise per futbollin as e rru njeri fare
Përgjigju