Igli Tare nuk ndahet nga shqiptarët, futet në garë për blerjen e talentit të Kombëtares Shqiptare

Igli Tare nuk ndahet nga shqiptarët, futet në garë për blerjen e talentit të Kombëtares Shqiptare

23 vjeçari i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, duket se do të largohet nga Empoli drejt një destinacioni më të mirë.

Sipas 'La Repubblica', Igli Tare i Lazios është futur në garë për shërbimet e 23 vjeçarit. Transferimi do të ishtë një hap i madh për Bajramin, i cili deri tani është aktivizuar plot 33 ndeshje, duke gjetur rrugën e rrjetës plot 9 herë si dhe duke asistuar plot 5 herë.

Teksa merkatoja e verës po afron, Empoli vështirë se do të refuzonte një ofertë të mirë që mund t'i vijë për 23 vjeçarin shqiptar.

G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë