Tre shqiptarë janë arrestuar në Igumenicë, Greqi, ndërsa janë sekuestruar 1.5 kg heroinë. Mediat fqinje raportojnë se policia e Prevezës është vënë në ndjekje të një makine, në të cilën ka zbuluar lëndën narkotike, duke arrestuar shqiptarët e moshave 53, 45 dhe 39 vjeç.

Gjithashtu, në kuadër të një operacioni anti-drogë policia ka ndaluar dhe dy gra, 72 dhe 65 vjeçe, të cilat janë kapur me 9 kg heroinë.

Lënda narkotike ishte fshehur në makinën e dy të moshuarave, të cilat do ta dërgonin në Itali. Kanë qenë qentë anti-drogë që kanë zbuluar heroinën, të fshehur nën sedijen e përparme, e cila do të nisej për në Itali me tragetin e Ankonës. 

d.c./shqiptarja.com