SARANDE- Një sasi prej 125 kg lëndë narkotike është sekuestruar sot në vijën kufitare me Greqinë. Në prangat e policisë greke përfunduan 5 shqiptarë të përfshirë në trafik. Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se lënda narkotike u gjet në fshatin Vrisell të Igumenicës, e fshehur në shkurre dhe e vendosur në 4 çanta me gjithsej 125 kg marihuanë.
Shqiptarët kishin transportuar lëndën narkotike nga fshati Janjar i Sarandës për në territorin grek. Të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë pohuar se janë nga Lushnja, por policia greke ka përgënjeshtruar deklarimet e tyre dhe ka bërë të ditur se nga hetimet e para ka rezultuar se ata janë nga fshatrat e Sarandës, informon atsh.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com