GREQI- Kapen në kufirin Shqiptaro-Grek, 111 kg Mrijuanë nga policia Greke në Igumenicë, në vendin e quajtur Neohoti. Mësohet se i përfshirë ka qënë një shtetas Shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë një automjeti të dyshimtë. Pas kontrollit paraprak në automjet u gjend dhe sasia e Marijuanës. Gjithashtu mësohet se policia i ka bërë shenjë të ndalojë dhe një automjeti tjetër i cili dyshohej se ka patur lidhje me drejtuesin e automjetit të ndalur nga policia, po ky i fundit nuk ju bind urdhrit duke u larguar me shpejtësi të madhe.

Menjëherë policia u vu në ndjekje të automjetit të cilin më pas e ka gjetur të braktisur. Policia Greke po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit. Ende nuk dihet identiteti i shtetasit Shqiptar. Policia vijon hetimet.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)