Është arrestuar nga policia e Igumenicës shqiptari Gëzim C. 28 vjeç, i shpallur më parë në kërkim nga policia greke për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. I arrestuari i dytë është një shtetas pakistanez Halil Kadi 34 vjeç, i cili dyshohet se ka luajtur vetëm rolin e transportuesit, informon korrespondenti i A1 Report Piro Nase.
Sipas të dhënave të policisë droga vinte nga fshati Janjar i komunës Markas në rrethin e Sarandës dhe kishte si destinacion Athinën, ku shitet për 900 euro/kg.
Gjatë arrestimit dy personave iu sekuestrua edhe një automatik model 156. Policia po heton pasi dyshohet se në këtë trafik të jetë i përfshirë një grup i mirëfilltë trafikantësh të lëndëve narkotike midis dy vendeve fqinjë.
(eç/shqiptarja.com)