TIRANE - Vijojnë largimet e drejtuesve të lartë të Aleancës Kuq e Zi, ku me sa duket ikjen në këtë parti të re nuk paskan të sosur. Kështu, nga Aleanca Kuq e Zi është larguar edhe Mystehak Xhemali, Sekretar për Kulturën dhe Artin në AK.
Ai ishte ngarkuar për organizimin e degës së Fierit. Në letrën e dorëheqjes, ai thotë se nga partia është larguar truri dhe shtylla kurrizore e AK. Sipas tij, edhe pse është kërkuar një analizë për këtë rrjedhje, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për komente e analiza.
“Kjo përbën shkelje të zhvillimit normal të demokracisë së brendshme në parti, përbën devijim nga përgjegjësia e kryetarit të AK, i cili u shmanget kështu ballafaqimeve për çështje të rëndësishme parimore,” thotë Xhemali.
Sipas tij, hartimi i listave për kandidatë ka qenë një skandal më vete pasi haptas u kërkuan shuma marramendëse për kandidatët, sidomos në qarkun e fierit. “Akoma më keq e tejet tronditëse kanë qenë deklaratat e herëpashershme të kreut të AK se po të merrte mandatin e deputetit, do ta shiste atë tepër shtrenjtë.
Kjo, miqtë e mi, ishte e turpshme dhe neveritëse,” shprehet Xhemali, duke shtuar se “AK është shndërruar në LK, ose Partia e Lekëve të Kreshnikut”.
Dhe këto nuk janë ikjet e para, pasi kanë ikur pothuajse të gjithë drejtuesit e departanteve në qendër, apo sekretariati siç është quajtur deri në këto kohë, si dhe janë shkrirë degë të tëra të AK duke filluar nga dega e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës, Korçës dhe Tiranës.
Ndërkohë që të gjithë ankohen se janë të zhgënjyer nga kreu i kësaj partie Spahiu, çka ka sjellë dhe rënien e tempit të aktivitetit elektoral të AK.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com