Dita e sotme pritet të shoqërohet nga një mot i kthjellët dhe pa reshje shiu, duke bërë që lumenjtë e dalë nga shtrati të rikthehen në normalitet.

Nga parashikimi më i fundit i Institutit të Gjeoshkencave bëhet e ditur se sot nuk do të ketë reshje shiu, duke bërë që shumë banorë, kryesisht të fshatrave të Vlorës, të shpëtojnë nga përmbytjet. Ndërkohë, sot priten reshje dëbore në zonat malore 500 metra mbi nivelin e detit.

moti

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.04) priten reshje, por lokale dhe të dobëta, ndërsa nesër (e hënë, dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 13

në vendet e ulëta: 2 / 13

në vendet malore: -6 / 7 °C.

d.c./shqiptarja.com