Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratuar lirimi nga detyra i Zëvendësministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula.
“Kjo i hap rrugë votimit në Parlament në seancë plenare të kandidaturës sime për në Autoritetin për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1990,” shkruan Sulaj në Facebook. Duke shtuar se ndihet e privilegjuar që ishte pjesë e reformave të rëndësishme në arsimin profesional dhe punësimit.
“Isha e privilegjuar që u bëra pjesë e reformave të rëndësishme të qeverisë në arsimin profesional dhe punësimit si dhe të përballjes me të shkuarën, ku veçoj ato për rehabilitim moral e financiar të ish- përndjekurve politikë gjatë diktaturës,” vijon më tej ajo.
Autoriteti për informim mbi dosjet e ish-sigurimit të shtetit, ka si detyrë të grumbullojë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit dhe do të jetë pikërisht ky autoritet që do t’i dorëzojë dosjen me emrat për të cilët një institucion do të kërkojë informacion.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com