Berisha e la jashtë listave/ Lapaj i merr Dash Sulën! Në Berat kandidon babanë e tij! ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ dorëzon kandidatët në KQZ
Sula ishte kandidati më i votuar në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit, por për shkak të vendimit të Berishës për të përjashtuar emrin e tij nga lista e mbyllur, ai ka zgjedhur t’i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar zyrtarisht listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një nga zhvillimet më të spikatura është përfshirja e deputetit demokrat Dashnor Sula në këtë listë, një lëvizje që përfaqëson një ‘goditje’ për Partinë Demokratike të Berishës.
Sula ishte kandidati më i votuar në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit, por për shkak të vendimit të Berishës për të përjashtuar emrin e tij nga lista e mbyllur, ai ka zgjedhur t’i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.
Nga ana tjetër Adriatik Lapaj, ka kandiduar babain e tij Behar Lapaj të parin në Qarkun e Beratit. Ndërsa vetë Lapaj është në listën e Tiranës bashkë me bashkëpunëtorin e koalicionit Pano Soko, që i përket ‘Nismës Thurje”
Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” dorëzon i fundit listat në KQZ, Shehi dhe Alibeaj në Tiranë, Kthupi në Durrës! Në listat e mbyllura futen familjarët
Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj
Koalicioni Djathtas për Zhvillim ishte i fundit që dorëzoi listat me 186 emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Bie në sy përfshirja në listat e sigurta për 12 qarqe të të afërmve të drejtuesve politikë të partive, kryesisht familjarë, me qëllim për t’i djegur dhe mbajtur premtimin për listat e hapura.
Koalicioni përbëhet nga LZHK dhe “Djathtas 1912” që kanë formuar Koalicionin Djathtas për Zhvillim.
Deputetët Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Enkelejd Alibeaj i ‘Djathtas 1912” do të jenë në listën e hapur të qarkut Tiranë. Kurse kryetari i koalicionit që është regjistruar në KQZ, Rezart Kthupi është regjistruar në listën e Durrësit.