Ikën nga Kadastra, Lame: Vetëm me Ramën mund të bëhej reforma, largimin e konsideroj si dhuratë për ditëlindje

 

Artan Lame, kryetari i larguar i Kadatrës teksa mori fjalën në prezantimin e drejtoreshës së re Bici, foli për punën në të gjithë këto vite.

“Para disa kohësh, në një emision thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, në kuptimin që tashmë ka hyrë në rutinën e punës së saj të përditshme. Nga ana tjetër më dha një lloj trishtimi sepse jam mësuar me gjëra që kanë ritme të shpejta që kanë ndjesë. Kjo ishte një dilemë e imja, që ka pak kohë që më bren.  Me gjithë problemet që ka 1.3 milionë shërbime të dhëna çdo vit në kadastër. E gjitha kjo ka në themel reformën e pronës.

Përtej kontributit që kanë persona të veçantë, kjo reformë nuk do ishte marrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë këtij qederi përveçse një njeri si ai. Unë nuk e kam vuajtur impostimin e tij në vendimmarrjet e mia.

Kemi diskutuar, kam dëgjuar, edhe kemi debatuar por në momentin pas kësaj kam qenë gjithmonë e lirë në vendimmarrjet e mia. Ky ka qenë një sektor që gjithmonë frynte sipas parasë ose politikës.

Kjo mos ndërhyrje e Kryeministrit në vendimmarrje ka pasur edhe një të keqe të vogël, që ka qenë se besimi i tij total tek ynë ka bërë që një pjesë e stafeve të mos ndiejnë që ka një sy nga lart që i shikon. Një pjesë e stafeve e ka ndier veten të pavarur. Çdo punonjës i juaji duhet ta ndiejë që është pjesë e qeverisjeje dhe ta pyesë mirë veten pas çdo tasti që shkruan.

I drejtohem të gjithë punonjësve të Kadastrës, kur nuk përton Kryeministri të më nisë mua ankesën e çdo qytetari, imagjinoni çfarë duhet të bëni ju.

Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, tha Lame.


Lajmi kryesor:

Kadastra, ikën Lame dhe vjen Bici! Rama: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'