Ikën Ruçi, Balla merr edhe postin
e Sekretarit të Përgjithshëm

Ikën Ruçi, Balla merr edhe postin<br />e Sekretarit të Përgjithshëm
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqjen sot nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Socialiste. Në nisje të punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS, Ruçi komunikoi dorëheqjen e tij nga kryetar i Asamblse dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS. Ruçi tha se largohet nga këto funksione për shkak të detyrës së re si kryetar i Kuvendit. 

Ndërsa në mbyllje të punimeve të Asamblesë, kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kryetar i PS, deklaroi se Ruçi do zëvendësohet në këto poste nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla. Rama shpalli gjithashtu edhe kooptimet e anëtarëve të rinj në Asamble ku bie në sy emri i Spartak Brahos i cili bëhet anëtar i organit më të lartë vendimmarrës të PS. Ish-deputeti i LSI, Braho nuk arriti të zgjidhej deputet në listat e PS për Qarkun e Tiranës. 

Kooptime ne Asamble:

Arben Konomi

Halit Palamani

Ana Dhamo

Florenc Spaho 

Ana Muça

Artemisa Dralo

Ardit Konomi

Safet Gjici

Ardiana Jaku

Fran Mataj

Paulin Luli

Spartak Braho

Milena Harito

Valentina Leksaj - riangazhohet në Asamble dhe Kryesi

Sekretar i Përgjithshëm i PS: TAULANT BALLA

Zhvillimet nga mbledhja e Asamblesë së PS

Ora 12:20 Balla zëvendëson Ruçin 
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla zëvendëson Gramoz Ruçin në funksionet nga të cilat ai dha dorëheqje. Krahas kreut të grupit, Balla do mbajë edhe postin e Kryetarit të Asamblesë së PS dhe Sekretarit të Përgjithshëm. 

Ora 12:00 Rama prezanton zv/ministrat e rinj para Asamblesë (Lexo lajmin të plotë)

Ora 11:30 Rama: Pastrojmë administratën në të gjitha nivelet
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. 

"Pastrim në të gjtiha nivelet e administratës nga keqbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të tradhësuar apo si kërcënim në vazhdim dhe pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të shtetit ekzekutiv", tha Rama. Gjithashtu Rama tha se sa i takon luftës kundër kanabisit, do nisë një fazë e re përndjekje ndaj elementëve të krimit të organizuar. (Lexo lajmin të plotë)



Ora 11:22 Tahiri: Të dalim dhe të takojmë njerëzit, kështu na besojnë
Koordinatori kombëtar për bashkëqeverisjen, Saimir Tahiri kërkoi angazhim të të gjitha institucioneve qeveritare për të rritur besueshmërinë te qytetarëve. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Tahiri tha se bashkëqeverisja me qytetarët do shërbejë si pasqyrë për PS dhe njerëzit e saj në qeveri për të parë se kush i shërben komunitetit e kush jo. (Lexo lajmin të plotë)



Ora 11: 16 Manarstirliu: Në 100 ditë zgjedhim 16 drejtuesit e spitaleve universitare dhe rajonale në vendit
Ministrja e Shëndetësisë Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur në Asamblenë e PS, se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të emërohen 16 drejtuesit e rij e spitaleve Universitare dhe Rajonale në vend.

Gjithashtu ministrja ka shtuar se do të ngrihet edhe portali i “Infermierë për Shqipërinë”, si dhe do të zgjerohet paketa mjekësore që ofrohet falas për qytetarët.

Manastirliu ka deklaruar se një nga objektivat e ministrisë është edhe zgjerimi i numrit të përfituesve nga lista e barnave dhe materialeve të rimbursueshme me fokus fëmijët, gratë, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.



Ora 11: 11 Fino: Të dorëhiqen kryetarët e PS aty ku humbëm
Sekretari Organizativ i Partisë  Socialiste, Bashkim Fino, në fjlaën e tij në Asamble ka bërë një analizë të zgjedhjeve.

"Në fund të gushtit morëm vendim për zgjedhjet. Vërtet dolëm fitimtar por kjo nuk do të thotë që të mos bëjmë analizë për zgjedhjet. Nëse do të punim më fortë gjatë qershorit do të kishim arritur një rezultat akoma më të mirë. Kemi 1500 organizata të Partisë Socialiste të cilat kanë dalë më dobët nga zgjedhjet e  2013. Jepmi para zgjedhjes së kryetarëve të organizatave dhe është koha e përshtatshme për të bërë një analizë."

Gjithashtu Fino nuk i ka kursyer kritikat për krerët e PS në qytete, ku u ka kërkuar që të mos bëjnë mbledhje fiktive. "Mos bëni mbledhje fiktive nëpër organizata thjesht për të na dërguar letrën me informacion në Tiranë, pas dy vitesh vinë zgjedhjet lokale dhe do të kuptohet".

Nga ana tjetër Fino ka kërkuar edhe dorëheqien e 10 kryetarëve të partisë pasi nuk janë fuksional. "10 kryetarë të partisë nuk janë funksional. U bëj thirrje këtyre kreve të partive të partisë Socialiste në rrethe që këta 10 kryetarë të japin dorëheqjen. Nuk mund të bësh dy punë, edhe prefekt edhe kryetar partie", tha ai. (Lexo lajmin të plotë)



Ora 11: 07 Majko: Qëllim regjistrimi i Diasporës
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka deklaruar se synimi i ministrisë që ai drejton për 100 ditët e para të qeverisjes së Partisë Socialiste është të regjistrohen 50% e diasporës. Majko gjithashtu tha se në këtë proces Shqipëria jo vetëm që është shumë e vonuar por duket sikur është tallur me Diasporën e saj.



Ora 11: 02 Klosi: Pastërtia objektivi jonë
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në fjalën e tij të mbajtur para anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste është shprehur se objektiv i kësaj ministri për 100 ditët e para është pastërtia në të gjitha akset rrugore të vendit. “Papastërtinë që gjen në aksin rrugorë të Krujës ose të Beratit, nuk besoj se e gjen në asnjë shtëpi të atyre zonave”, tha Klosi.



Ora 10: 52 Kumbaro: Sigurojmë të drejtën e autorit, zhdukim piraterinë
Ministrja e Kultuarës, Mirela Kumbara është shprehur se  objektiv i 100 ditëve të para të Ministrisë së Kulturës, është të zhduki piraterinë dhe të sigurojë të drejtën e autorit. Gjithashtu Kumbaro ka zbuluar se brenda 100 ditëve të para do të realizohet edhe digjitalizimi i arkivave në muzetë kryesorë të Shqipërisë.



Ora 10:45 Ministrja e Drejtësisë: Në 100 ditë reformë në burgje
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur në fjalën e saj në Asamblenë e Partisë Socialiste se fokusi i ministrisë së Drejtësisë do të jetë në reformën e Burgje. “Do ta fillojmë punën me reformën në Burgje, do të riformulojmë mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve dhe stafeve të tyre. Pika kyçe e kësaj reforme është vetimi i personelit të burgjeve”, tha ajo duke shtuar se javën tjetër në portalin e ministrisë do të hapet edhe konkurs për vendet e punës.

Gjithashtu Gjonaj shoti se brenda 100 ditëve të para do të ngrihet “klinika ligjore” pranë ministrisë së Drejtësisë, e cila do të ofrojë asistencë ligjore falas.



Ora10: 30 Nikolla në Asamble: “Bëjmë detyrat e shtëpisë në 20 shkolla”
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Partisë Socialiste ka deklaruar se në 20 shkolla fillon për herë të parë një projekt i cili do tu heq një barrë të rëndë prindërve për sa i përket nxënies së fëmijëve të tyre. “Në 20 shkolla fillojmë projektin pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, për tu hequr një barrë prindërve për sa i përket nxënies së fëmijëve të tyre”, tha ajo duke shtuar se skema e arsimit të lartë ishte një sukses.



Ora 10: 20 Flet ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ora 10:10 Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga Kryetar i Asamblesë e Sekretar i Përgjithshëm i PS






Ora 09:50 Fillon grumbullimi i anëtarëve të Asamblesë
Ndërkohë që të anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste kanë filluar që të hynë në ambientet ku zhvillohet asambleja, mes tyre është parë edhe Spartak Braho, i cili ishte kandidat për deputet gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit i PS në Tiranë, por që nuk arriti të merrte një mandat për të qenë pjesë e parlamentit të ri. 

Ora 09:40 Spartak Braho i pranishëm i Asamblesë së PS
Braho nuk është anëtar i Asamblesë socialiste, por si ish-kandidat në zgjedhjet e 25 qershorit, është ftuar të marrë pjesë në punimet e sotme të Asamblesë. 
SPARTAK BRAHO
(Spartak Braho në ambientet e zhvillimit të Asamblesë)



  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit