Rrebeshet e shiut dhe erërat e forta duket se janë larguar sërish, duke i lënë vendin motit të kthjellët. Sinoptikanët parashikojnë një pasdite me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. 

“Deri në mesditë Veriu - Qendra mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta, duke rrezikuar nga shira të dobët, por kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë zonat jugore.

Pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Jug, por zonat qendrore e veriore mbeten me alternime kthjellimesh e vranësira të herë pas hershme. Mbrëmja sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar”, parashikon meteoalb

Ndërkohë, temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante gjatë mëngjesit, por një rritje të lehtë të temperaturave sjell mesdita.