Ikin temperaturat përvëluese, sot reshje shiu gjatë gjithë ditës

Ikin temperaturat përvëluese, sot reshje shiu gjatë gjithë ditës

Foto ilustruese

Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta tashmë duket se tabloja meteorologjike ka ndryshuar plotësisht. Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrullshme.

Kjo përkthehet në radhë të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Edhe për ditën e sot moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Të premten shtrëngata, ja parashikimi i motit! Gjoni: Edhe javën tjetër shi, në fund të shtatorit mot i ngrohtë

Të premten shtrëngata, ja parashikimi i motit! Gjoni: Edhe javën tjetër shi, në fund të shtatorit mot i ngrohtë