TIRANË - Pas nëntë muajve nga dënimi në Shkallë të Parë me dy vite burg, procesi gjyqësor ndaj kreut të djathtë të bashkisë së Kamëz Xhelal Mziu mbetet pezull në Apel.

Këtë të premte shkak për mos zhvillimin e procesit që do t'i japë formë të prerë një vendimi ndaj Mziut, është bërë mungesa e avokatëve të cilët janë në bojkotin tre ditor.

Sikur të mos mjaftonte bojkoti i avokatëve nga ky proces është tërhequr dhe një prej anëtarëve të treshes gjyqësore me argumentin se ka papajtueshmëri për të gjykuar Xhelal Mziun.

Gjyqtari i tërhequr është Shkëlqim Mustafa dhe pritet tashmë që me një short të ri të formohet një trup tjetër gjyqësore për t'i hapur rrugë këtij gjykimi ku vetë Mziu ka apeluar dënimin me dy vite burg.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)