Ikja e Gruevskit dhe kërkesa e tij për azil, Maqedonia nota proteste ndaj Hungarisë: Do ta refuzojë

Ikja e Gruevskit dhe kërkesa e tij për azil, Maqedonia nota proteste ndaj Hungarisë: Do ta refuzojë

ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Viktor Dimovski në një takim gjatë ditës së sotme në Shkup me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Laslo Duks është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedhë poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit.

Kjo është cilësuar si një noptë proteste ndaj Hungarisë për ikjen e gruevskit dhe kërkesës së tij për azil, shkruan Alsat. Ish Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski i ka ikur vuajtjes së dënimit në burg, pasi një gjykatë e vendit të tij, e dënoi për shpërdorim detyre.  Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, për blerjen e  një automjet të tipit “Mercedes” me vlerë rreth 600 mijë euro gjatë kohës së qeverisjes si Kryeministër i Maqedonisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën