TIRANE- Kryeministri Berisha në orën 09:55 minuta postoi qëndrimin e tij në lidhje me debatin për prishjen e koalicionit me LSI dhe bashkimin e kësaj të fundit me PS-në.

Berisha thotë se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron, ndërkohë që shton se mbetet i vendosur se do të vazhdojë qeverisjen dhe shpreh garancinë se do të organizojë një proces zgjedhor të lirë. Berisha lë të kuptohet se nuk do të ketë votëbesim por do ketë zëvendësim të ministrave. 

“Nje debat i gjere ka shperthyer lidhur me njoftimet se LSI do te vendos te lere qeverine. Qendrimi im ka qene dhe mbetet i pandryshuar se çdo force politike ben zgjedhjen qe deshiron. Natyrisht per mua, qeveria dhe qeverisja jane pergjegjesi qe behen edhe me te madha ne periudhe elektorale.

Me kete rast dua te siguroj zgjedhesit se asgje nuk do te cenoje vendosmerine e qeverise per organizimin e nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten e vendit. Se dyti, dua te garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha percaktimet e qarta per zgjidhje plotesisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet ne frymen dhe germen e saj. Une mbetem totalisht i perkushtuar te punoje me te gjithe energjite e mia, ne interesin me te mire te qytetareve dhe te vendit. Pershendetje, sb"

Postimi i kryeministrit në facebook u bë gati një orë para se PS të mblidhte kryesinë për të zyrtarizuar ftesën ndaj LSI për koalicion parazgjedhor.
berisha per koalicionin PS= LSI


(sg/shqiptarja.com)