Aksioni për lirim e hapësirave e publike të zaptuara në kundërshtim me ligjin vijon ndërsa objektet e radhës të shembura, ishin 4 banesa e 1 restorant në Radhimë të Vlorës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka mbërritur në Radhimë mëngjesin e kësaj të premteje, i shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe FNSH-së. Punonjësit e IKMT-së janë hasur me kundërshtinë e banorëve për prishjen e 4 banesave ndërsa për shembjen e restorantit nuk ka pasur rezistencë nga pronarët.

Ky aksion i ndërmarrë në Vlorë i shërben projektit “Lungomare 3” një investim që pritet të transformojë vijën bregdetare të qytetit, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në postimin e tij ku ka publikuar dhe pamje me dron nga shembja e objekteve.