IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Pogradec mbështetur dhe nga Policia Bashkiake e qytetit, ka vijuar aksionin e prishjes së objekteve buzë liqenit, këtë here në zonën e Tushemishtit. Aksioni ka nisur prej disa javësh, ku janë prishur dhjetëra objekte të ndërtuara buzë liqenit pa leje në 30 vitet e fundit. Faza e parë e tij përfshin vijën liqenore brenda në qytet, ndërsa në fazën vijuese pritet që aksioni të zhvendoset në zonën e Udënishtit, Mëmëlishtit dhe Linit.

Kryeinspektori i IMT Nertil Çollaku thotë se ndërtimet e paligjshme janë evidentuar nga një inspektim i përbashkët me IMT Kombëtar. Ndërsa shton se nuk ka pasur kundërshtime nga banorët.

Kemi proceduar prej afro një muaj, ku kemi filluar me radhë në pjesën e bregut të liqenit për të bërë pastrimin dhe kthimin në gjendjen siç ka qenë më parë të bregut për qytetarët dhe turistët për plazh, janë 12 objekte që janë bërë verifikime që janë pa leje. Mund të ketë edhe 30 vite që janë bërë platforma betoni apo ura që kanë qenë në funksion të një familje. Ka pasur kontestime të vogla, për arsye se njerëzit nuk e njohin ligjin. Aksioni do vijojë në gjithë vijën liqenore.

Me herët aksioni i IMT ka nisur në afërsi të qendrës së qytetit. Ndërkaq ndërhyrja për prishjen e objekteve të ndërtuar në liqen, bëhet në prag të çeljes së sezonit veror për të shtuar sipërfaqen e plazheve në shfrytëzim nga vizitorët dhe banorët.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leon: 16/04/2024 16:04

    Qe i prishin shum mire bejne po perse nuk i bene me pare por tani qe fillon sezoni dhe germadhat e prishjes do te mbeten aty.

    Përgjigju
  • poli: 16/04/2024 13:12

    si ka mundesi qe jemi kaq popull i lig me natyren dhe pyjet....I LUTEMI I.K.M.T TI PRISHI TE GJITHA...VETEM SHEMTIRA DINE TE BEJNE FYTYRE-SHEMTIRAT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë